Vjosa në rrezik nga projektet energjitike, Nika: Ka plane për hidrocentrale në zona të mbrojtura

Vjosa në rrezik nga projektet energjitike, Nika: Ka plane për hidrocentrale në zona të mbrojtura

18:29, 27/01/2022
A+ Aa A-

Drejtori Ekzekutiv i Eco Albania, Olsi Nika, në një intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko ka komentuar faktin se lumi Vjosa është në rrezik nga projektet energjitike.

Nika theksoi se ka plane për të ndërtuar hidrocentrale në zona të mbrojtura, gjë që do dëmtonte Vjosën.

“Shumë hidrocentrale janë parashikuar të ndërtohen në parqe natyrore. Vendimi i qeverisë për të shpallur Vjosën park natyror është kontestuar. Edhe shpallja e Vjosës park kombëtar nuk jep siguri, ka plane për hidrocentrale në zona të mbrojtura.

Nëse Vjosa shpallet park kombëtar, do të thotë mundësi e madhe për të adresuar sfidat. Sfidat mund të adresohen në institucione të huaja, por edhe në të tjera. Ka shumë problematika Vjosa e shumë do adresoheshin ashtu siç duhet nëse shpallet park kombëtar”, deklaroi Nika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco