'Paska cicëruar Shoqata e Bravave'/ Flamur Noka: S'kam bërë biseda për pallate te '5 Maji', as për miliona inceneratorësh

'Paska cicëruar Shoqata e Bravave'/ Flamur Noka: S'kam bërë biseda për pallate te '5 Maji', as për miliona inceneratorësh

16:54, 27/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD dhe njëherazi anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka, ka reaguar pas sulmeve në adresë të tij nga njerëzit e Lulzim Bashës dhe mediave që e mbështesin atë. 

Përmes një deklarate, Noka tha se ka komunikuar me kryetaren e Kuvendit që t'i jepet fjala ish-kryeministrit. 

Gjithashtu, Noka sqaroi se Ulsi Manja mund të flasë edhe vetë se pse kanë komunikuar së bashku. 

"Une kurre nuk kam bere e as nuk bej biseda per pallate tek 5 Maji a tjeterkund, dhe as per para inceneratoresh siç ben kreu i shoqates me zëvendësen e tij, apo me media që ju bën fushatë atyre. Une kam komunikuar me Kryetaren e kuvendit qe ti jepet fjala ish-Kryeministrit Berisha. SMS-ja e tregon qarte. Ulsin le ta pyesin se pse kam komunikuar. Nuk kam bere pazare qe te me fuse ne pune gruan siç i ka kerkuar pengu i pallateve te '5 Majit'", thotë Flamur Noka. 

Deklarata
Sot, Shoqata e Bravave nepermjet pengut te Kapllan Pallateve te 5 Majit paska ciceruar kunder meje. 

Une kurre nuk kam bere e as nuk bej biseda per pallate tek 5 Maji a tjeterkund, dhe as per para inceneratoresh siç ben kreu i shoqates me zëvendësen e tij, apo me media që ju bën fushatë atyre. 

Une kam komunikuar me Kryetaren e Kuvendit qe ti jepet fjala ish-Kryeministrit Berisha. SMS-ja e tregon qarte. Ulsin le ta pyesin se pse kam komunikuar. Nuk kam bere pazare qe te me fuse ne pune gruan siç i ka kerkuar pengu i pallateve të '5 Majit'. 

Flamur Noka i ka kerkuar te rrije larg pazareve Rama-Brava ne Diber. Ai mund t’jua thote vete ai pse debatuam. 

Se kush ben pazare shqiptaret e kane pare ne 17 Maj. Milionat dhe karriget e ministrave nga Edi Rama i kane marre vetem kllounet e shoqates Basha - Bardhi ndersa Flamur Noka bashke me te gjithe demokratet e vertete kane marre burgjet e regjimit, gazin lotsjelles dhe 6 pale zgjedhje te humbura si fature e pazareve Rama - Brava. 

Ditet ne vazhdim do te tregojne se pse deshtoi komisioni i inceratoreve, kush perfitoi, e cfare ndodhi ne pazarin Rama-Brava. 

Flamur Noka
Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco