FOTO/ A po merret peng drejtësia nga Ben Blushi dhe Ervin Pupe

FOTO/ A po merret peng drejtësia nga Ben Blushi dhe Ervin Pupe

16:10, 27/01/2022
A+ Aa A-

Në Gjykatën Penale të Tiranës, nesër pritet të ketë një seancë gjyqësore në lidhje me një denoncim të bërë në vitin 2020 nga CNA.al, por edhe një kallëzim të bërë nga shtetasi Andon Dhima, në lidhje me një falsifikim të ndodhur në vitin 2015 mbi shitjen e një pronësie, e cila është bërë për një vlerë 30 mijë euro, ndërsa në treg ajo kushtonte të paktën 300-400 mijë euro. Po kaq apo ndoshta dhe më shumë, është vlera edhe sot. (Lexo këtu)

Gjithësesi pas një kallëzimi nga Andon Dhima në lidhje me falsifikimin e bërë në zyrën noteriale të Violeta Sulkaj, ku sipas të gjitha të dhënave rezulton se vajza e Ben Blushit, N. B. gjatë kohës së firmosjes së kësaj kontrate shitjeje në prani të noteres, siç thotë vetë noterja Violeta Sulkaj, ajo ndodhej jashtë Shqipërisë.

Image

Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ajo ka dalë në muajin prill dhe është kthyer në muajin qershor 2015. Ndërkohë që kontrata është firmosur në muajin maj.

Image

Ndërkohë që për këtë çështje dhe për këtë firmosje kontrate, Andon Dhima ka bërë kallëzimin në Prokurorinë e Tiranës, pas denoncimit nga CNA.al.

Në të njëjtën kohë filloi një hetim edhe ministria e Drejtësisë, e cila nëpërmjet kleçkave ligjore tha se kishin kaluar pesë vite nga falsifikimi dhe nuk mund të kishin një hetim të mëtejshëm për noteren.

Pra, noterja mund të falsifikonte dokumenta, mund të bënte shkresa ku thotë se ‘personi është prezent tek unë’, por ai ndodhej në Angli, në Itali, apo në Gjermani, dhe pasi kalonin pesë vite dhe qytetari nuk e merr vesh, noterja është e pafajshme, sipas Ministrisë së Drejtësisë.

Mesa duket në të njëjtën situatë ndodhet dhe Prokuroria, apo gjykatësja Shefike Demiraj, e cila duhet të vendosë nesër drejtësi.

Image

Shefkije Demiraj

 

Cila do jetë drejtësia e Shefike Demiraj?

A do merret peng nga Ben Blushi? Apo nga baxhanaku i tij i cili ndodhet në Gjykatën e Lartë, Ervin Pupe? Për të dhënë drejtësi apo për ta mbyllur dosjen, për ta pushuar çështjen?

Prokuroria ka kërkuar që çështja të pushohet, pa kryer hetimet, pa kryer verifikimet, pa verifikuar firmën e vajzës së Ben Blushit, N.B., është apo nuk është ajo. Pa verifikuar në TIMS minimalisht, për të hyrë dhe për të parë a është e vërtetë që N.Blushi ka ikur në prill dhe është kthyer në qershor.

Image

Violeta Sulkaj
 

Pra, datën e firmosjes së kontratës ka qenë jashtë vendit.

Këto dy aspekte të Prokurorisë që duheshin hetuar.

Dhe një dosje e pa hetuar po çohet në gjykatë, pasi është ajo që I udhëheq hetimet. Dhe gjykatësja Shefike Demiraj ka në dorë të tregojë nesër, a do jetë ‘peng’ apo do bëjë drejtësi?

A do lejojë Shefike Demiraj të bëhen hetimet deri në fund?

Pra, të urdhërojë prokurorët të verifikojnë systemin TIMS. Të urdhërojë prokurorët të bëjnë ekspertizën e firmës së vajzës. Megjithëse ajo është vënë në momentin që nuk ka qënë në Shqipëri.

Kush e ka falsifikuar firmën e N.Blushit?

Këtë pyetje duhet t’i bëjë vetes gjykatësja dhe prokurori. Këtë pyetje duhet t’i bëjnë vetes të gjithë ata që janë pjesë e hetimit.

Mjafton t’i marrësh të dhënat e sistemit TIMS, dhe e kupton se çfarë ka ndodhur në maj të vitit 2015, ku është falsifikuar firma e N. Blushit.

Image

Nuk mund t’i justifikojë se kanë kaluar 5, 6 apo 7 vite, qoftë edhe 10.

Është kapur një notere në një dokument të falsifikuar, ku ka firmosur një person i cili nuk ndodhej atje. Por, ndodhej jashtë Shqipërisë. Pra, firma i është falsifikuar.

Dhe për këtë gjyqtarja Shefike Demiraj, nuk mund të mbyllë sytë.

Nuk mund të mbyllë sytë për shkak se përballë ka një ish-politikan apo një ish-drejtor mediash, si Ben Blushi. Një influencues në jetën publike.

Nuk mund të mbyllë sytë sepse një kolegu i saj, baxhanaku i Ben Blushit ndodhet në Gjykatën e Lartë.

Dhe ndoshta duhet të bëjmë ‘qoka’ apo ndere në rrethet shoqërore me apo pa ndërhyrje.

Është momenti për të zbardhur të vërtetën. Është momenti që të kuptojmë se Shefike Demiraj është gjyqtarja që do vërë drejtësinë në vend.

Pra, do t’u thotë shqiptarëve ‘Po, të hetohet dhe të shikojmë të vërtetën e kësaj ngjarje, ka apo nuk ka falsifikim. Të shikojmë të vërtetën e kësaj ngjarje ka apo nuk ka përgjegjësi noterja dhe kush ka guxuar që të firmosë në emër të një vajze 20-vjeçare. T’i falsifikojë firmën. Brenda në zyrën e noteres.’

Është noterja, familjarët e vajzës, apo dikush tjetër?

Dhe gjykatësja nuk mund të lejojë që të mbyllen këto hetime. Por, duhet të kërkojë të zbardhet e vërteta, thjeshtë dhe vetëm të hetohet. Të zbardhet e vërteta.

Drejtësia nuk mund të shërbejë për t’i mbyllur gojën të vërtetës.

Drejtësia nuk mund të shërbejë për të mbyllur dosjet e falsifikimeve.

Drejtësia nuk mund të shërbejë si qokë.

Por, duhet të hetohet dhe shqiptarët të mësojnë atë që ka ndodhur.

Kush është falsifikatori?

Cila është përgjegjësia e noteres?

Dhe më tej, përgjegjësit të shkojnë përpara ligjit për të mbyllur një herë e mirë një kapitull në historinë e Shqipërisë, se dikush mund të falsifikojë, mund të krijojë skema e skenarë, sepse ka pasë në dorë pushtet politik dhe mediatik, e dosjet mund të mbyllen nga drejtësia. Jo, kjo nuk mund të ndodhë më.

Një herë e mirë duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e atyre që krijojnë skema e skenarë falsifikimi për njerëz që nuk ndodhen në Shqipëri, por ndodhen jashtë. E më pas me procedura teknike ligjore kërkojnë t’i nxjerrin të pafajshëm falsifikatorët duke përdorur afatet kohore.

Është kriminale dhe ndoshta nesër do të shohim nëpërmjet vendimit që do të japë gjyqtarja, jo pa eksperiencë, Shefike Demiraj. E cila duhet të na tregojë cila është e vërteta, ajo që mbyllen dosjet pa u hetuar apo duke hetuar dhe ndëshkuar falsifikatorët./CNA.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco