‘Së shpejti do e bëjmë non-grata edhe Trumpin’-Iriqi bisedon me Erion Veliajn

‘Së shpejti do e bëjmë non-grata edhe Trumpin’-Iriqi bisedon me Erion Veliajn

15:49, 27/01/2022
A+ Aa A-

Iriqi: - Si të të drejtohem, Erion, Lali apo Vilajet?

Veliaj: - Me emrin e ri.

Iriqi: - Me cilin?

Veliaj: - Lali Bolja. E more vesh që unë e kam pranuar publikisht që kam bole prej hekuri, sulem para dhe nuk tërhiqem?

Iriqi: - Po ç’dmth bole?

Veliaj: - Dmth një njeri që zbaton çdo porosi të Ramës.

Iriqi: - Bojaxhi pra, se ai u tha që të lyenit shkallët e pallatit.

Veliaj: - Jo, jo. Nuk jam bojaxhi, jam luftëtar i Ramës.

Iriqi: - Pra bole qenka arma e luftëtarit?

Veliaj: - Fiks.Unë këtë armë e kam prej çeliku dhe me të luftoj armikun.

Iriqi: - Çfarë kalibri fishekësh përdor?

Veliaj: - Nuk punon me fishekë. Vihet në punë me një vështrim të shefit.

Iriqi: - Me bole ishte ajo mina te shtëpia e Dukës?

Veliaj: - Jo, jo. Ai që e vuri s’kishte bole. Ndaj nuk shpërtheu fuqishëm.

Iriqi: - Pse e do Rama FSHF-në?

Veliaj: - Se na u mbaruan fushat. S’kemi më truall për kulla. Është gjithë ajo valutë që duhet pastruar. Kupton?

Iriqi: - Po fëmijët ku do luajnë?

Veliaj: - E kemi zgjidhur. Tarracat e kullave, aty majë katit të 40, do i bëjmë terrene sportive. Ajër i pastër dhe zhurma nuk ka atje. Kupton?

Iriqi: - Po SPAK do lejojë pastrimin e parave?

Veliaj: - SPAK i di punët e veta. Në se nuk kërcen vallen tonë bëjmë ligj dhe e shkrijmë. Siç bëmë ‘non grata’ Berishën psh.

Iriqi: - E bënë amerikanët, thuaj.

Veliaj: - Hahaha, e bëri Rama.

Iriqi: - Si?

Veliaj: - Me para. Rama ka aq shumë sa është trembur dhe Trump.

Iriqi: - Trembur Trump?

Veliaj: - Po. Ka frikë mos Rama e bën dhe atë ‘non grata’. Po ia kemi çuar lajmin, qetësohu e mos kandido që ta ngrysësh jetën rehat në New York. Ndryshe në Roskovec do të të sjellin e do luash tavëll me Mazllëmin e Njaziun.

Iriqi: - Nga 6 bashki sa do fitojë Basha?

Veliaj: - Basha do tërhiqet atë ditë. Po na vjedh Rama me Berishën, do thotë. Kështu ndodh kur s’i ke prej hekuri.

Iriqi: - Cilat?

Veliaj: - Bolet, mo bolet. A të thashë që tani më quajnë jo Lali Eri, por Lali Bolja?! Mos e harro, Iriq! Bole, më thërrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco