Zgjedhjet lokale në 6 bashki, Presidenti mbështet paralajmërimin e KQZ për votuesit

Zgjedhjet lokale në 6 bashki, Presidenti mbështet paralajmërimin e KQZ për votuesit

12:56, 26/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mbështetje të plotë për paralajmërimin gati një muaj përpara që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u bëri votuesve të gjashtë bashkive ku do të votohet më 6 mars që të marrin kontrollojnë vlefshmërinë e dokumenteve të tyre të identifimit.  

Meta shkroi në Fb: “E përshëndes dhe mbështes plotësisht mesazhin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi drejtuar qytetarëve me të drejtë vote në të gjashtë bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur. Vota është fuqia e vetme dhe më e fortë në demokraci”, theksoi Presidenti.

Më herët, z. Celibashi bëri këtë apelt në rrjetet sociale:

"Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirijan Celibashi i bën apel qytetarëve të cilët kanë të drejtë të votojnë për zgjedhjet e pjesshme lokale që të kontrollojnë vlefshmërinë e dokumenteve të tyre të identifikimit.

Të gjithë qytetarët e bashkisë Dibër, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje, të cilët gëzojnë të drejtën e votës, dhe/ose mbushin 18 vjeç në datën 6 Mars, nuk mund të votojnë për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së tyre nëse dokumenti i identifikimi (kartë identiteti/pasaportë) nuk është i vlefshëm në datën e zgjedhjeve.

Procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve. Ndaj, Komisioneri Celibashi i bën thirrje qytetarëve, që nëse vlefshmëria e dokumentit të identifikimit ka skaduar apo skadon në datën 6 Mars, të mos e lënë për në momentin e fundit, por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat” për të aplikuar për rinovimin e tyre. Të votosh është e drejtë por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, sigurohuni që në ditën e votimit të keni dokumentin e identifikimit tuaj të vlefshëm.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco