Si po tallet Albin Kurti me qytetarët e Kosovës: flasin opinionistë dhe qytetarë

Si po tallet Albin Kurti me qytetarët e Kosovës: flasin opinionistë dhe qytetarë

09:44, 26/01/2022
A+ Aa A-

Deklaratat e liderëve politikë shpeshherë kanë qenë temë diskutimi, për formën se si ata janë shprehur para audiencës. Përpos gafave që bëjnë, edhe forma se si përçojnë mesazhe, di të jetë shkak që liderët në fjalë të ‘mbushën’ me kritika. Së fundmi, është kryeministri Kurti ai i cili i dha disa deklarata, që kanë ndezur rrjetin e mediet. Syri.net Kosova sjell më poshtë mendimet e opinionistëve dhe qytetarit, në pyetjen se a po tallet Kurti në mënyrë kolektive me audiencën në Kosovë

Raportim nga Erdonit Hoxha.

“Aq lirë ka qenë çmimi i rrymës, sa që shumë qytetarë s’e kanë ditur se sa paguajnë” është deklarata e djeshme e liderit të Vetëvendosje!, Albin Kurtit, që ka nxitur reagime të shumta në masë.

Jo vetëm kjo, por, edhe forma se si ai shpjegonte për turbinat e termoelektranës, janë konsideruar si fjali fyese ndaj inteligjencës së qytetarëve.

Për analistin kosovar, Milaim Zeka, Kurti me poezi politike ka ardhur në pushtet, me poezi të njëjta po vazhdon, por, pushteti i tillë, sipas tij, nuk është afatgjatë. Në një prononcim për Syrin, Zeka shtoi se kriza që po e thellon Qeverinë Kurti, do jetë shkaktare që mos të vazhdohet me një pushtet të tillë.

 “Mu çu një kryeministër e me thënë që qytetarët e kanë paguar rrymën aq lirë, sa s’kanë ditë fare që po e pagujnë, në kohën kur varfëria është e tmerrshme në Kosovë, kjo është me të vërtetë tallje. Po tallet me deklaratat e veta gjatë fushatës elektorale.

Albin Kurti s’ka opozitë, që me e goditë atë në disa gjëra, siç është korrupsioni, ose në sistemin e drejtësisë. sepse ky po iu thotë atyre ju e keni shkatërru që 20 vjet, edhe për turbinat e termoelektranës, bejke poezi, duke iu ligjëruar pjesës dërmuese të deputetëve, se niher duhet me i bë bojlerat, tani filtrat. Ky për poezi politike ia kalon edhe Ali Podrimjes. Me qeto poezi si “shkon Lumezi e vjen Elezi”, ai ka ardh në pushtet, me poezi po mundohet me mbajtë por s’ka me mujte me majt pushtetin në këtë formë, sepse, kriza po thellohet” tha Zeka.

Se Kurti u tall me qytetarët po e thotë edhe Nol Nushi, nga PSD. Nushi i tha Syri Kosovës se Kurti është duke menduar që ka një lidhje të përjetshme me qytetarin, prandaj, mendon se çka do që thotë ai, nuk keqkuptohet.

“Deklarata të tilla janë në kufi të fyerjes, unë e kuptoj se ai e ka thënë në një kontekst të caktuar por qysh depërtojnë ato të qytetarët realisht janë fyrje, sepse, për temën që është duke e përdorur deklaratën, është tepër e ndjeshme dhe është ofendim direkt për qytetarët, duke thënë se nuk e dijnë sa kanë paguar rrymë, duke e ditur që jemi shteti me pagën minimale më të vogël në Evropë e po ashtu edhe me shifra të varfërisë në nivele ekstreme, prandaj, janë fyrje dhe vjen prej mendësisë së  Kurtit, i cili kur i ka fituar votat elektorale, mendon se e ka fitu edhe besimin e pakufi të qytetarëve dhe çka do që thotë ai, nuk keqkuptohet dhe lidhja e qytetarëve me Kurtin është e përjetshme, pavarësisht çka thotë ai. Unë besoj që kjo ka me fillu m’u venitë, pasi, besoj që mospuna e qeverisë nuk mundet me u mbulu as me tallje, sidomos jo ndaj qytetarëve” tha ai.

I pyetur se me ironinë që Kurti po e përdor, a po e kopjon Hashim Thaçin, të cilin Kurti sa ishte në opozitë e kritikonte çdoherë për satirën e tij, Nushi tha se edhe ironia kur përdoret, duhet të ketë stil e jo ofendim.

Unë nuk e kisha quajtur kopjim, sepse, ironia nuk është shpikje as e Hashimit e as e Albinit, ironia është formë që përdorët, por, duhet me pas pak stil, sepse qysh ka ndodh tash, mundet me ndodh prapë me i bë fyerje direkte qytetarit të Kosovës, të cilët pa fajin e tyre po kanë telashe me e shty muajin, pasi edhe çmimet e konsumit janë rritë, e tash Kurti po i rritë edhe çmimet e energjisë” përfundoi Nushi.

Për dallim nga Zeka e Nushi, për opinionistin Blerim Gashi, kryeministri nuk po tallet me askënd, thjesht po përdor humor të holluar, me një pjesë të kalës së vjetër politike. Në një bisedë për Syrin, Gashi tha se në fakt ata që po tallen me audiencën janë ata që po provojnë t’ia veshin Kurtit një gjë të tillë.

“Cilësimi i deklaratave të Kurtit si tallje kolektive janë vetëm një tendence me i dhënë kahje negative deklaratave që besoj që janë vetëm një humor i holluar i kryeministrit, me një pjesë të kinse klasës politike të vjetër që gjithçka dhe gjithqysh dëshiron t’ia mvesh KM Kurtit si gabim, ëssshtë tendence e kotë dhe nuk qëndron aspakt që KM Kurti tallet apo ka për qëllim talljen qytetare , për t’u tallur me qytetarët janë po ata që provojnë t’ja mveshin një gjë të këtille atij” tha analisti Blerim Gashi.

Se do mbet me kaq tallja e Kurtit, po shpreson edhe qytetari, Xhevdet Halili. Ai për Syri.net Kosova tha se uron që vetëm këtë dukuri Kurti e ka ‘trashëguar’ nga Hashim Thaçi.

“Kurti i pozitës me atë të opozitës po dallon si nata me ditën. Është bërë një kopje e keqe e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, derisa në opozitë gjithmonë e kritikojke për qasjen e tij karshi qytetarëve. Shpresoj që kjo do të jetë e vetmja dukuri negative të cilën e ka trashëguar nga ish- kryeministri, pasi vaj halli për ne”  tha Halili.

Për deklaratat e Kurtit, ka pasur edhe reagime tjera në rrjetet sociale, siç është ky i aktivistes, Arta Avdiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco