Masat nga Kosova, deputeti Çelaj apel qeverisë së Kurtit: Hiqni barrierat e panevojshme në kufi

Masat nga Kosova, deputeti Çelaj apel qeverisë së Kurtit: Hiqni barrierat e panevojshme në kufi

09:13, 25/01/2022
A+ Aa A-

Pas ndryshimit të masve për kalimin në kufirin me Kosovën dhe pas problemeve dhe ndalimit të dhjetra qytetarëve nga Kukesi, Hasi dhe Tropoja që nuk mund të hyjnë në Kosovë, ka reaguar deputeti Isuf Çelaj.

Ai me një postim në facebok i kërkon qeverisë së Kosovës të shohë vendimin për vaksinimin dhe të heqë barrierat e panevojshme mes dy anëve të shqiptarisë, barriera që janë hequr me sakrificën e shqiptarëve

Ja postimi tij i plotë:

Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes në kufi të qytetarëve të Shqipërisë që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid, është një vendim i nxituar dhe që duhet riparë urgjentisht. Kjo masë e qeverisë Kurti, është një masë që penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdo komunikim tregtar, shëndetësor pot edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare të Qafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë (Kukës). Që prej momentit të hyrjes në fuqi të këtij vendimi, qytetarët e këtyre zonave dhe në kushtet e motit të keq, janë bllokuar nëpër pika doganore dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.

Kjo masë është e ekzagjeruar duke pasur parasysh se procesi vaksinimit në Shqipëri është ende tek faza e marrjes së dy dozave dhe vetëm një pakicë e qytetarëve kontingjent risku (të sëmurë kronik dhe të moshuar), kanë marrë 3 doza. Sipas informacioneve që kam as në Kosovë ky proces nuk është më i avancuar por qytetarët e Kosovës të cilët po lejohen normalisht të hyjnë në Shqipëri me 2 apo edhe me test PCR.

Ndaj si deputet i Qarkut Kukës, i cili është edhe qarku me nivelin më të lart të varfërisë në vend, solidarizohem me reagimin e drejtë të qytetarëve të Kukësit, Hasit e Tropojës, dhe i bëj apel qeverisë së Kosovës, të shohë këtë vendim e të heqë barrierat e panevojshme mes dy anëve të shqiptarisë, barriera që janë hequr me sakrificën e shqiptarëve. I bëj apel edhe qeverisë në Tiranë që të reagojë e të vendosë kontakte me Prishtinën që qytetarëve shqiptarë tu rikthehet liria e lëvizjes Shqipëri - Kosovë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco