Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pasi është zbrazur Shqipëria, Rama: Investoni në fshat e do keni më shumë të ardhura se në emigracion

Pasi është zbrazur Shqipëria, Rama: Investoni në fshat e do keni më shumë të ardhura se në emigracion

12:14, 24/01/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama u bën apel të gjithë shqiptarëve që të investojnë në fshat, pasi qeveria do t’i vijë në ndihmë me financime.

Në një aktivitet për çeljen e thirrjes për projekte të financuara nga Bashkimi Europian, përmes  programit IPARD II, Rama u shpreh se shqiptarët nuk duhet të shkojnë në Gjermani, ose të vijnë në Tiranë, pasi përmes agroturizmit do të kenë të ardhura ekonomike më të larta sesa emigracioni.

“Ne kemi bërë jo pak, pasi e filluam këtë punë në një terren djerrë, duke çelur shtegun për investime në agroturizëm, me bindjen e plotë se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm në këtë drejtim dhe se agroturizmi është përgjigjja për shumë familje që jetojnë në fshat dhe e kanë larg tregun, ndërkohë që nuk i kanë aty ku jetojnë mundësitë për të zhvilluar bujqësinë intensive. Agroturizmi është përgjigja, duke e parë rrugën e zhvillimit nga e kundërta. Pikërisht se jeton në një pozicion të tillë, ku për disa arsye e ke të pamundur të përfshihesh në bujqësinë intensive, ke avantazhin që të jep natyre, distanca dhe ajo që ti ofron, duke bërë që në vend që të shkosh ti tek tregu të vijë tregu tek ty.

Faktikisht eksperiencat e krijuara në këtë fushë që janë të konsiderueshëm në raport me nga u nisëm flasin vetë për favorin e madh që u jep agroturizmi.

Sot është e lehtë që të gjitha fjalët të verifikohem duke i parë nga afër. Ato familje kanë krijuar një ekonomi shumë herë më të fortë se çdo ekonomi tjetër që mund të krijonin duke ikur në Gjermani apo duke ardhur në Tiranë

Emigrantëve u jepet mundësia që të sigurojnë të ardhura më të larta sesa mund të siguronin nga të ardhurat në emigracion.

Investimet në agroturizëm kërkon një bazë dhe kjo është arsyeja pse BE agroturizmin e ka një nga elementet e financimit dhe kjo është arsyeja që ne jemi bashkuar me BE”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco