Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Flamur Noka rrëzon lajmet e sajuara: Asnjë negociatë me Lul Bravën për kandidatët

Flamur Noka rrëzon lajmet e sajuara: Asnjë negociatë me Lul Bravën për kandidatët

12:07, 24/01/2022
A+ Aa A-

Prej orësh në media ka nisur të qarkullojë lajmi, se po tentohet konsensusi mes Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike dhe grupit të Lulzim Bashës për të dal në zgjedhjet e 6 marsit me kandidatë të përbashkët.

Mediat kanë aluduar edhe për emra konkret siç ai i Luan Hotit për Bashkinë e Durrësit, e duke cituar burime nga grupi i Bashës, mediat raportojnë se ky është emri për të cilin do të negociohet.

Por duket se këto lajme janë tërësisht të pavërteta.

SYRI TV kontaktoi me deputetin Flamur Noka, një prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, i cili u shpreh se nuk ka asnjë negociatë dhe asnjë bisedim me grupin e Lulzim Bashës për kandidatët në zgjedhjet e 6 Marsit.

‘Negocimi për kandidatët me Lulzim Bravën është negociatë me Edi Ramën. Partia Demokratike, Komisioni i Rithemelimit do të dal me kandidatë në të 6 Bashkitë dhe nuk do të ketë asnjë negociatë me Lulzim Bavën’- u shpreh ndër të tjera Flamur Noka për SYRI TV.

‘Ne kemi primare dhe çdo kandidat që pretendon të garoj ti nënshtrohet primareve. Koha e kandidatëve me zarfa nën dorë ka marrë fund’, është shprehur deputeti demokrat Flamur Noka për SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES24/01/2022 17:21

NEGOCIATA BEJNE VETEM MAFIOZET! PER PERZGJEDHJEN E KANDIDATEVE NUK KA NEVOJE PER NEGOCIATA APO PERCAKTIME, KA VETEM VOTIME, VETEM PRIMARE! SIDOMOS BRENDA KOALICIONIT OPOZITAR DUHET TE ZHVILLOHEN PRIMARE TE HAPURA, KU SECILA PARTI E KOALICIONIT TE PARAQESE PER VOTIME PRIMARESH KANDIDATET E VETE. LULMUT BRAVA PO E NDJEN HUMBJEN E THELLE DHE BRAKTISJEN TOTALE NGA DEMOKRATET! E KA PARE NE CDO TAKIM FALLCO QE PO BEN, KU PO I MBUSH SALLAT ME NJEREZ TE IMPORTUAR NGA RILINDJA!

Shto koment

Denonco