Burgosja e gazetares/ Pollo: Kujdes nga 'vëllazëria' Rama-Erdogan

Burgosja e gazetares/ Pollo: Kujdes nga 'vëllazëria' Rama-Erdogan

09:26, 24/01/2022
A+ Aa A-

Nga Genc Pollo

Vetëm se tha këtë proverb në TV gazetarja e njohur turke përfundoi në burg.

“Ka një fjalë të urtë shumë të famshme që thotë se një kurore në kokë e bën njeriun më të zgjuar, por ne e shohim se kjo nuk është e vërtetë. Një dem nuk bëhet mbret vetëm duke hyrë në pallat, por pallati shndërrohet në një stallë lopësh.”

Një shtet që vepron kështu është problem për popullin e tij, për të drejtat e banorëve të tij.

Por me Ramën që gradualisht po adopton shembuj të tillë problemin e kemi këmbëkryq në Shqipëri.

Për kujtesë: Edi Rama tentoi në v. 2015 e në v.2020 të ndryshonte Kodin Penal për fyerjen/shpifjen si Turqia. Por u zmbraps nga reagimi i brendshëm dhe ndërkombëtar.

Për të gjithë ata që thonë se "vëllazëria" nuk është problem!

Kujdes Nga Vëllazëria E Rreme
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco