Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Legalizimi i hashashit, Shehu: Nuk jemi gati. Rama do që të ligjërojë grupet kriminale

Legalizimi i hashashit, Shehu: Nuk jemi gati. Rama do që të ligjërojë grupet kriminale

17:18, 23/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Tritan Shehu në një intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites me moderatoren Eneida Ndoci në Syri Tv, ka komentuar legalizimin e mundshëm të hashashit në vendin tonë.

Shehu thekson se Shqipëria nuk është gati që të legalizojë hashashin. Ai shton se Rama, me këtë iniciativë, dëshiron që të ligjërojë grupet kriminale.

“Nuk jemi gati për të legalizuar hashashin. Rama do që të legalizojë grupet kriminale të trafikut të drogës. Nuk ka treg që të përdoret kanabisi mjekësor. Kanabisi sjell të ardhura nga trafiku dhe jo nga përdorimi mjekësor. Rama do të legalizojë kanabisin dhe këtu ka fitime marramendëse. Asnjë popull nuk është pasuruar nga droga dhe veprimtaria kriminale, merr Afganistanin, Iranin, Kolumbinë. Janë vende të varfëra, sepse paraja shkon vetëm tek grupet kriminale.

Në këtë mënyrë, të rinjtë do të përdorin masivisht kanabisin. Kanabisi nuk hyn te drogërat e forta, por se çon më vonë tek kokaina, tek heroina, kanabisi çon në skizofreni, sjell probleme me kriminalitetin. Të varurit nga droga e kanë nisur me kanabisin dhe më pas me drogëra më të forta”, deklaroi Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco