Shqipëria përfshihet nga dimri polar, temperaturat në Dibër minus 17 gradë celcius

Shqipëria përfshihet nga dimri polar, temperaturat në Dibër minus 17 gradë celcius

16:35, 23/01/2022
A+ Aa A-

Temperaturat kanë shënuar rënie rekord në vendin tonë, teksa në qytetin e Peshkopisë termometri regjistroi -17  gradë celcius. Ulja e temperaturave ka krijuar shtresa të mëdha akulli në rrugët e Dibrës, Korçës, Kukësit apo dhe në Qafën e Llogarasë, duke vështirësuar kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve

NGA SYRI TV

Ndërkohë, shumë zona të vendit kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm për shkak të rënies së temperaturave.

Temperaturat e ulëta kanë “ngrirë” gjithë territorin e vendit. Situta më e rënduar duket në qarkun e Dibrës, ku termometri ka shënuar deri në -17 gradë celciues në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në zonat e thella malore temperaturat janë dhe më të ulëta.

Për shkak të rënies së tempertuarave dhe reshjeve të dëborës gjatë ditëve të fundit, janë shkaktuar ngrica të mëdha në rrugët e brendshme të qytetit, akset rurale dhe në ato kombëtare, ku prezenca e akullit është në masë të madhe. Probleme janë regjistruar në zonën e Gollobordës, në Sllovë, në akset Ura e Çerenecit-Librazhd etj.

Probleme të tjera raportohen dhe për energjinë elektrike, mungesën e ujit të pijshëm dhe probleme me drutë e ngrohjes, për shkak të situatës së krijuar nga ngricat.

Në Korçë gjithashtu rrugët e qytetit janë të ngrira tërësisht, ndërsa bashkia nuk ka ndërhyrë për pastrimin e tyre. Prezenca e akullit në rrugë rrezikon qytetarët, të cilët mund të rrëshkasin dhe pësojnë fraktura të ndryshme.

Në qarkun e Korçës raportohet për probleme me energjinë elektrike në zonat e thella malore, ndërsa në rrethin e Pogradecit disa fshatra janë të bllokuar për shkak të dëborës.

Situata problematike janë regjistruar në qafën e Llogarasë në Vlorë, ku për shkak të ngricave në rrugë një kamion i tonazhit të rëndë rrëshkiti në një kthesë, duke bllokuar për disa orë rrugë. Në qarkun e Kukësit situata paraqitet normale, teksa akset kombëtare sipas ARRSH janë të hapura, megjithëse apelohet që drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimri dhe bëjnë kujdes për shkak të ngricave.

Në zont malore të Shkodrës, dëbora ka arritur trashësi mbi 50 centimetra, ndërkohë që nuk raportohen probleme me bllokimin e rrugëve. Situata më problematike në të gjitha zonat e prekura nga ulja e temperaturave është ajo e mungesës së energjisë dhe ujit të pijshëm, kryesisht në zonat rurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco