Boçi shpërndan lajmin: Rama po konkurron edhe Amerikën për çmimet e apartamenteve

Boçi shpërndan lajmin: Rama po konkurron edhe Amerikën për çmimet e apartamenteve

16:10, 23/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti Luçiano Boçi ka shpërndarë lajme të Syri.net, duke vënë në dukje se apartamentet në Shqipëri po kapin shifra rekord, thuajse aq sa ata në Amerikë.

Boçi thekson se Rama po “promovon në vend standard amerikan”, ndërsa pagat vazhdojnë që të jenë ne nivele tepër të ulëta.

Postimi i Luçiano Boçit:

ZHVILLIM AMERIKAN

Me Ramën Shqipëria po konkuron dhe Amerikën!

Jo me standart jetese se në këtë pikë jemi vend i botës së tretë.

Po në çmime!

Një apartament në KURBIN, i ndërtuar me ndihmën e Qeverisë turke, u përllogarit 81 mijë Euro (afërsisht 100 milion lekë)!

Në KALIFORNI, një apartament nga 25 që dhuroi Arnold Shvarceneger për veteranët, u përllogarit 100 mijë Dollarë (afërsisht 105 milion lekë)!

Lum si ne!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco