Pse Erion Veliaj kërkon arrestimin e Dukës dhe a ka lidhje, me kunatin Koka në burg?

Pse Erion Veliaj kërkon arrestimin e Dukës dhe a ka lidhje, me kunatin Koka në burg?

15:45, 23/01/2022
A+ Aa A-

Nga Alfapress.al

Kjo e diel e cila dukej se do kalonte qetë, shpërtheu nga lajmi se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kërkon arrestimin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armando Duka.

Veliaj kërkon arrestimin e Dukës dhe madje e ka shtrirë shënjestrën deri te agjencitë inteligjente më të mëdha në botë si DEA amerikane e cila merret me trafikun ndërkombëtarë të drogave të rënda, FBI, Stotland Yard në Britaninë e madhe dhe natyrisht edhe SPAK-u shqiptarë.

Bashkia e Tiranës e akuzon sot presidentin e FSHF si të korruptuar si koka e trukimit të ndeshjeve dhe për shkelje të rënda me klubin ‘Tirana’.

Ky zhvillim vjen menjëherë pasi u vendos datë e zgjedhjeve për kryetarin e FSHF, 2 mars 2022.

Tashmë dihet prej kohësh se Armando Duka nuk është i preferuari i Edi Ramës, i cili në zgjedhjet e kaluara synoi ta rrëzonte nga froni duke i vendosur përball të ndjerin, ish-kryeministrin Bashkim Fino.

Federata e Futbollit ligjërisht është e ndarë nga shteti, por me sa duket kjo dosje e Erion Veliajt do të përfundojë përveç të tjerave edhe në SPAK.

Ende nuk dihet se përse nga ana e qeverisë, (pasi Erion Veliaj nuk bën asgjë pa dijeninë e Ramës, për gjëra kaq madhore), nisi ky sulm kaq me artileri të rëndë ndaj Dukës.

Burime për ‘Alfapress.al’ e kanë ndërlidhur këtë histori edhe me hetimin e SPAK ndaj Inceneratorëve, në kuadër të të cilit kunati i Armand Dukës, ish-ministri i Mjedisit,Lefter Koka, gjendet në burg.

Nëse SPAK deri më tani ka vepruar vetëm për djegësin e Elbasanit, në radhë është edhe afera më e rëndë, ajo e Inceneratorit dhe Landfillit të Tiranës.

Lefter Koka, duket se nuk ka ndërmend që me burgun e tij, (sa do i shkurtër të jetë), të paguajë edhe mëkatet e të tjerëve në qeveri dhe në bashkinë e Tiranës.

Ai kishte mundësi të largohej duke shmangur arrestimin, siç bëri Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, por zgjodhi që të përballet.

Sigurisht duke pritur ndihmë nga ‘bashkëpunëtorët’, Rama-Veliaj, por nëse nuk i vjen në kohën e duhur do të flasë.

Ndoshta është ky moment; Erion Veliaj po i dërgon sinjale edhe nëpërmjet kunatit që të mos e bëjë atë ‘gafë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco