Pyetja në Facebook, Rama kërkon të legalizojë kanabisin

Pyetja në Facebook, Rama kërkon të legalizojë kanabisin

11:20, 23/01/2022
A+ Aa A-

Më nismën e tij Këshillimi Kombëtar, Edi Rama kërkon të manipulojë opinionin publik, duke ndërmarrë nisma që gjoja janë votuar në shumicë nga qytetarët.

Një prej nismave që Rama pretendon se kërkon mendimin e qytetarëve është edhe çështja e legalizimit të kanabisit.

Pasi e mbushi Shqipërinë me kanabis në vitet 2014-2019, në atë kohë u hap debati e pati edhe projekte konkrete për legalizimin e kanabisit si një mënyrë për të rritur ekonominë.

Por kundërshtitë ishin të shumta.

E pikërisht tani, që qeveria e tij ka dështuar në planin ekonomik Edi Rama e ka hedhur sërish për konsum publik legalizimin e kanabisit.

Por tani duke tentuar të manipulojë opinion publik me anë të Këshillimit Kombëtar, Rama do të tentojë të legalizojë kanabisin.

Pikërisht nga fakti se ai i kontrollon votat e qytetarëve, nisma e Ramës është e pabesueshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES23/01/2022 11:50

Bravo! Keni shume te drejte! Cdo gje e legalizuar, e dekriminalizuar dhe e demokratizuar i sherben lirise, paqes, sigurise, qetesise, uljes se kriminalitetit dhe demokracise! Une jam PRO legalizimit te kanabisit! Biles jam PRO edhe legalizimit te Shtepive Publike, ashtu sic eshte e legalizuar ne vendet me te lira, me demokratike dhe me te perparuara te botes. Per te vetmet pika ku une e mbeshtes totalisht Edi Ramen. Shtepite publike kane qene te legalizuara qe ne vitet 1930, ne kohen e Mbretit Zog I. Prandaj o shqiptare, mos beni si te ndershem, te moralshem dhe te virgjer per kete ceshtje, kur dihet dhe pranohet boterisht qe jane femrat shqiptare, vajzat dhe motrat tuaja, qe kane mbushur bordellot dhe shtepite publike neper Evrope dhe ne bote! Ne cdo qytet te Shqiperise ka nga nje vend daljeje nga qyteti i emeruar "Zogu i Zi". Te gjithe ata me te moshuarit e dine mire se per cfare quehn keshtu!

Shto koment

Denonco