Berisha: Dosja ‘Nick Muzin’ e Bashës në SHBA nuk do të mbyllet kurrë

Berisha: Dosja ‘Nick Muzin’ e Bashës në SHBA nuk do të mbyllet kurrë

12:20, 22/01/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, tha në Foltoren e Mirditës se Lulzim Bashës i është bërë presion nga SHBA me anë të dosjes së ‘Nick Muzin’.

Por ai tha se kjo aferë nuk mbyllet kurrë.

“Dosja Nick Muzin është një nga dosjet me historinë më kriminale në lobim. Ai ka bërë transferta të dënueshme me ligjet shqiptare dhe amerikane.

Atij në Shqipëri ia mbylli Edi Rama procesin. Në SHBA, kur prokuroria shqiptare kërkoi dosjen e Nick Muzin dhe dëshminë e tij, i cili ishte një person i ngatërruar në histori të tjera.

Dosja erdhi dhe Lulzim Brava u thirr dhe iu dha: me këtë dosje këtu dënohesh të paktën 12 vite, por akoma më rëndë mund të dënohesh atje. Zgjidh e merr. Ose largo Sali Berishën, ose dorëzo veten tënde.

Natyrisht pranoi të parën. Por a e zgjidhi problemin? Nuk e zgjidhi.

Zonja arriti një marrëveshje me peng-Bashën. Por SHBA është vend i lirisë dhe ajo aferë nuk mbyllet kurrë. Do e ndjekë gjithë jetën e tij,” tha Berisha.

“Nuk ka asgjë personale në këtë betejë. Unë i dal zot vetes dhe dinjitetit tim. Por po luftoj me ju për të rikthyer lirinë dhe sovranitetin,” shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco