Berisha i drejton një pyetje Mark Markut: Ndjej dhimbje për këtë sjellje

Berisha i drejton një pyetje Mark Markut: Ndjej dhimbje për këtë sjellje

12:03, 22/01/2022
A+ Aa A-

Nga Foltorja e Mirditës, Sali Berisha i drejtoi një pyetje ish-deputetit të kësaj zone, Mark Markut, që mori votën e këtyre qytetarëve dhe u tall më pas me mandatin e tyre.

“Kur u caktua Mark Marku për deputet, e prita mirë pasi tetë vite qëndroi kundër Edi Ramës nëpër studio.

A mund ta marrë kush vesh tani Mark Markun?

Mark Marku bëri një diskutim shumë të mirë në Kuvendin e PD-së në qershor. Bëri gabim të madh që dha dorëheqjen në mënyrë enigmatike. Nuk erdhi te ju para se ta bënte këtë.

Tani, le ta pyesim së bashku zotin Marku: Mirë në Kuvendin e qershorit i the të gjitha ato, por për atë Kuvendin me 1954-shin pse nuk thua gjë? Je bërë një avokat i Lul Bravës? Çfarë të shtyn ty si pedagog dhe intelektual të bësh avokatinë e një njeriu, i cili atyre që të nderuan ty dhe të dhanë mandatin, u hedh helm, gaz, bomba shurdhuese dhe u thotë se 1954 vota janë 5004 vota?

Ky qëndrim është akt-akuza më e rëndë që i bën vetes tënde. Unë vlerësoj çdo kundërshtar që më del, por ndjej dhimbje të madhe kur njeriu sillet në këtë mënyrë ndaj vetes së tij,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leka22/01/2022 13:46

Mark Marku asht mut mutit...

Shto koment

Denonco