Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz

Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz

09:45, 22/01/2022
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar edhe nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku por edhe disa deputetë ka bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Homazhe në Prekaz u bënë meqë sot bëhen 24 vjet prej kur ndodhi sulmi i dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari.

Pas homazheve Kurti dhe kabineti do të vizitojnë kullat ku do të takohet edhe Familja Jashari, do të vizitohet shtëpia e Hamit e Salë Jasharit dhe të shihen ndërhyrjet emergjente në këtë shtëpi.Teksti vazhdon pas reklamës

Më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa./kp/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco