Zgjerimi nuk është në agjendën e mbledhjes së ministrave për çështje evropiane në Bruksel

Zgjerimi nuk është në agjendën e mbledhjes së ministrave për çështje evropiane në Bruksel

08:56, 22/01/2022
A+ Aa A-

Të martën në Bruksel do të mbahet mbledhja e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku do të takohen ministrat për çështje evropiane. 

Zgjerimi nuk do të jetë në rendin e ditës, konfirmoi presidenca franceze, e cila drejton mbledhjen, por ministrat janë të lirë të ngrenë çështjen e zgjerimit, përkatësisht datën për negociata mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Unionin. 

Presidentja e Komisionit Evropian i tha kryeministrit maqedonas Kovaçevski se ajo ishte e gatshme ta ndihmonte vetë procesin.

Në një bisedë telefonike me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski, Ursula von der Leyen e përshëndeti dialogun e vendosur në nivel të kryeministrave ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe theksoi se Brukseli e mbështet fuqishëm këtë proces.

Në bisedë, ajo i ka theksuar kryeministrit Kovaçevski se ajo dhe i gjithë Komisioni Evropian janë të gatshëm të ndihmojnë në mënyrë që “sa më shpejt të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Një burim i lartë diplomatik nga BE-ja, siç raporton MIA, tha se hapja ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë është e dukshme dhe  se do të kërkohet konkretizimi i lëvizjeve për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Franca kujtoi se është në dispozicion të të dyja palëve (maqedonase dhe bullgare) për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhe gjetjen e një zgjidhjeje. 

Ministrja e Jashtme gjermane Anna Lührmann në një intervistë për Deutsche Welle theksoi se BE-ja dhe Bullgaria duhet të mbajnë premtimin ndaj Maqedonisë. 

Ajo konsideron se sinjalet nga takimi i parë i kryeministrit maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe homologut të tij bullgar Kiril Petkov në Shkup janë shumë pozitive dhe inkurajuese.

Ministrja gjerman, e cila vizitoi Shkupin të hënën dhe ishte diplomatja e parë e huaj që u takua me kryeministrin e ri Kovaçevski dhe disa zyrtarë të qeverisë, tha se ishte e rëndësishme që bisedimet me Bullgarinë të fillonin dhe të zhvilloheshin në një format dypalësh.

“Një sinjal i mirë është se qeveria e re maqedonase dhe bullgare kanë lëvizur hapur. Shpresoj që çështjet dypalëshe që ekzistojnë në atë format dypalësh do të zgjidhen së shpejti".

Berlini dhe Brukseli janë të gatshëm ta mbështesin procesin, por, siç theksoi ajo, është kryesisht një proces dypalësh.

"Unë mendoj se përparësia për qeverinë e re bullgare është të vazhdojë me axhendën e saj të reformave dhe se ka një dëshirë për t'ua lënë historinë historianëve".

Para seancës së përbashkët me Qeverinë e Bullgarisë më 25 janar, zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq i prezantoi dje ambasadores amerikane se si do të formohen dhe do të funksionojnë grupet e punës në kuadër të qasjes së re me Bullgarinë, të cilat tha ai, pritet të avancojjnë procesin e tejkalimit të çështjeve të hapura, por edhe të jetë një bazë e mirë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, sektorëve civilë dhe biznesit.

Sipas një marrëveshjeje midis Kovaçevskit dhe Petkovit, grupet e përbashkëta ndërqeveritare të punës janë krijuar për ekonominë, tregtinë dhe inovacionin, infrastrukturën, transportin dhe komunikimin, integrimin evropian dhe politikat e gjelbra, si dhe kulturën, shkencën dhe arsimin. 

Si bashkëkryetarë të grupeve të punës janë emëruar zëvendëskryeministrat dhe ministrat nga dikasteret përkatëse, ku do të jenë edhe përfaqësues të ministrive të linjës dhe agjencive e institucioneve përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco