Metamorfoza e Gjekmarkajt/ Në 2020: Përulem para Berishës dhe i kërkoj falje

Metamorfoza e Gjekmarkajt/ Në 2020: Përulem para Berishës dhe i kërkoj falje

23:39, 21/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Lulzim Bashës, Agron Gjekmarkaj ka bërë një shkrim shterues dhe shumë emocional pas ekstradimit të mësuesit gulenist drejt turqisë, pas kërkesës nga ana e autoriteteve turke në vitin 2020.

Duke theksuar se Rama po na çon drejt Turqisë, jo Europës, Gjekmarkaj shkruan se i kërkon falje Sali Berishës, të cilin e konsideron lule në krahësim me Ramën. 

Por ndryshe nga ato që artikulon sot, Gjekmarkaj duket se ka pësuar një matamorfozë të llahtarshme për sa i përket mendimeve të tij për ish-kryeministrin Sali Berisha. 

Ja çfarë shkruante Gjekmarkaj në vititn 2020: 

Gjekmarkaj: Vite më parë Sali Berisha bëri një vizite në Turqi e pat thënë “ se nuk më ka rastisur të takoj një turk që të mos ketë gjak shqiptar në vena”. Në fakt një deklaratë me nacionalizem të fshehur kjo e pak fyese për turqit po ne këtu në Tiranë ju  hakërryem ( madje edhe shkruesi i këtyre rrallëve).

Edi Rama në krye të “oksidentaleve” qe i pari i cili me tam tame i printe urdisë, gazetare, publiciste, ndonjë filozof andej e këtej detit nxorën në pah gjithë arsenalin kundër ish kryeministrit duke e akuzuar si “vasal” te Turqisë me të padrejte edhe pse Berisha ndoqi linjën amerikane për Palestinën dhe aspak atë të Dollmabahçesê duke marrë në këmbim mërinë sulltanore .

Po ashtu sot reagimi i tij ishte tejet i spikatur . Thjeshtë mbrojti interesat kombetare dhe në këtë pike meriton respekt të cilin nuk e meriton kurrë njësoj për anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike.

Unë i pari i kërkoj ndjesë Berishës të tjerët gjithashtu duhet ta bëjnë për etikë profesionale se paku për këtë temë, për këtë marrdhënie të kryeministrit të Shqipërisë me Erdoganin, pa bërë kompromis me bindjet e veta përballë Sali Berishes.

Në çdo vizitë tek Raisi Edi Rama  humbet nga një cope pavarësie dhe fiton një cullufe haremi . Po kaq opozita nëse sedra kombëtare i intereson me shumë se syshkelja duhet të reagojë dhe jo të fshihet si struci siç bëri me memorialin në kodrat e liqenit ku pat përfaqësuesit e vet të cilët  u zhgërryen ne batakun e qurravitjes. Nuk paska një rruge të tretë po vetëm dy.

Ose me Erdoganin ose me Europen. Rama ka zgjedhur Erdoganin. Opozita duhet ta ndajë këtë me pozicion të qartë dhe jo me heshtje oportunistesh , çfarë zgjedh ajo? Deklarata e saj sot ishte thjesht një deklaratë kundër Edi Rames e cila nuk rrokte veçse ne sipërfaqe gravitetin e së ndodhurës.

Dorëzimi i mësuesit është dorëzim i pavarësisë, nënshkrim vasaliteti dhe një kular i rënde mbi qafat tona për atë që na pret në shtetin ku demokracia është vetëm nocion propagandë dhe ku pushteti është në duart e një adhuruesi të despotizmit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES22/01/2022 12:44

PER MONSTRA TE TILLA PA DINJITET, PA MORAL DHE TE PAFYTYRE KA VETEM NJE SIMBOL: UTURAK! SEPSE NE UTURAK DHJESIN DHE PERMJERIN QE TE GJITHE! KETA SOJE FRYMORESH JANE TE ULET NGA CDO ASPEKT! NUK FLITET FARE PER BURRENI APO PERSONALITET SEPSE JANE SHUME E SHUME LARG TE QENURIT TE TILLE!!

London 22/01/2022 00:28

Gjeké legeni dyftyresh. Kush I beson më,kush I voton kta

Shto koment

Denonco