Salianji refuzohet në Pogradec/ Vetëm 3 anëtarë kryesie i dalin në takim, i ‘respekton’ me një foto

Salianji refuzohet në Pogradec/ Vetëm 3 anëtarë kryesie i dalin në takim, i ‘respekton’ me një foto

22:54, 21/01/2022
A+ Aa A-

I emëruar i Lulzim Bashës në Qarkun e Korçës është refuzuar mbrëmjen e sotme nga demokratët e Pogradecit, të cilët nuk i janë përgjgjur njoftimit të tij për takim.

Nga një foto që ka hedhur në rrjete sociale deputeti i Bashës, dallohen vetëm tre anëtarë të kryesisë së PD Pogradec.

Sipas denoncimit të ardhur në redaksinë e SYRI-t, i cili i ka përmendur me emra anëtarët e kryesisë që i janë përgjigjur Salianjit, demokrati ka sjellë edhe një foto tjetër ku janë të gjithë anëtarët e kryesisë së PD Pogradec, të cilët janë mbështetës të foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Denoncimi: Sot  në Pogradec u njoftua për një mbledhje kryesie me drejtuesin e ri te Qarkut, Salianjin. Ne nuk shkuam. Ka hedhur nje foto ku jane vetëm 3 anëtarë kryesie bashkë me deputetin.

Anëtarët e kryesisë të pranishëm janë Seladin Jakupllari, deputet, Leonard Berberi, Sekretar dege, Arjan Mançellari nënkryetar dhe askush tjetër nuk është anëtar kryesie.

Këta janë kryesia foltoriste :)

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

https://www.facebook.com/alfons76shahini 22/01/2022 21:50

IK MORE KARAVIDHE HA NDONJE KERNACKE SE SJA PER ATE PUNE TI

BERATI22/01/2022 09:35

KUJT IU BE VONE ATYRE U FLET KARRIGIA DHE JO HALLI I POPULLIT

Gersi22/01/2022 02:07

4 veta i ka pas ne makine nga Tirana i bie qe nje taviline nga lokali qe kan qen pa lek ne xhep qe i qerasi ky i Grides dhe ja ku u ben plot 13 veta ,,,,,hahahahmjerane skan dhe turp

Shqiptaro-Amerikani21/01/2022 23:16

SI KAMUNDESI QE TE GJITHE TRADHETARET E KOMBIT DHE TE PARTISE DEMOKRATIKE KANE SHUME NGJASHMERI DERI NE SOZI TE HAMZA KASTRIOTIT DHE ESAT TOPTANIT??!!! U KATANDIS PARTIA DEMOKRATIKE QE TA SJELLE VERDALLE NJE KATUNDAR INJORANT DHE LLAPAQEN SI SALIJANJI!!!!

Shto koment

Denonco