Zgjedhjet e 6 marsit/ Demokratët e Lushnjes primare sipas statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit

Zgjedhjet e 6 marsit/ Demokratët e Lushnjes primare sipas statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit

22:14, 21/01/2022
A+ Aa A-

Demokratët e Lushnjes do të zgjedhin me primare kandidatin për kryebashkiak në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit sipas statutit të miratuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Në një lidhje direkte për SYRI-n, kryetari i një Grup Seksioni në Lushnje, Julian Meço ka folur për këtë vendim, si të vetmen mënyrë për të garuar dhe për të fituar në këto zgjedhje të pjesshme lokale, pasi ka ikur koha kur zarfi i dikurshëm vinte nga lartë, por tani janë votat tona që do zgjedhin më të mirin tonë për të na përfaqësuar në garën me PS në zgjedhjet e 6 marsit.

Meço: Patëm një mbledhje në selinë e PD dega Lushnje, ku u diskutua me qëndrimin e përbashkët për një kandidat të cilin do e zgjedhim me formatine e primareve me një anëtar një votë, gjë që na bënë më të fortë dhe më fitues në këto zgjedhje për bashkinë e qytetit të Lushnjes.

Në takimin sotëm ne bëmë me dije se kandidaturat që kanë filluar të lëvizin nëpërmjet strukturave ti mirëpresim deri ditën e hënë dhe të paraqesin emrat dhe ti nënshtrohen votimit një anëtar një votë.

Nuk do jetë më zarfi i dikurshëm që vjen nga lartë por janë votat tona që do zgjedhin më të mirin tonë për të na përfaqësuar në garën me PS në zgjedhjet e 6 marsit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco