Kontrata me pronarin e godinës/ Si arritën të futen demokratët në degën e PD Korçë

Kontrata me pronarin e godinës/ Si arritën të futen demokratët në degën e PD Korçë

21:08, 21/01/2022
A+ Aa A-

Mbështetësit e Sali Berishës kanë marrë sot zyrat e degës së Partisë Demokratike në Korçë.

Kanë qenë ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, deputetja aktuale, Sorina Koti si dhe Edith Harxhi së bashku me shumë mbështetës që kanë hyrë pa dhunë brenda zyrave të kësaj dege.

Ish sekretari i PD-së Arben Ristani ka bërë me dije se godina është marrë me një kontratë nga pronarët, godinë të cilën gjithnjë sipas tij do ta mbajnë për një kohë të gjatë.

Ristani tha këtë të premte nga Selia e PD-së Korçë se janë në bisedime me aleatët për kandidatët në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani theksoi se kandidatët do të zgjidhen me primare dhe janë të ftuar si ata që janë me Lulzim Bashën dhe ata që janë kundër tij.

Fjala e Arben Ristanit:

Më mirë se të bashkëpunosh përmes votës nuk ka. Nuk e di si po shkojnë bisedimet, por e mira është të kemi koalicion, sepse mund të ketë problem me regjistrimin. Ne nuk çalojmë fare sa i takon regjistrimit të statutit në datën 11. Dokumentacioni është i plotë. Gjykata sigurisht është në presionin e vetingut, Ramës. Sipas ligjit, gjykata duhet të kishte dhënë vendimin për 30 dite. Afati ka kaluar, kjo bën të dyshosh se ka diçka që nuk shkon. Mund të ndodhë çdo gjë, se jetojmë në një vend që sundohet dhe nuk udhëhiqet. Gjykata shikon përputhjen e statutit me kushtetutën. Çdo gjë mund të ndodhë. Nuk mund t’i lëmë demokratët të papërfaqësuar çfarëdo që të ndodhë. Në rastin më ekstrem edhe me kandidat të mbështetur nga Komisioni i Rithemelimit. Ajo që është e sigurt, pa përfaqësim nuk e leme. Kemi bërë rregulla të mira në statut. Na takon ne ta zbatojmë.

Asetet e PD-së janë asete që administrohen nga shumica e anëtarëve të PD-së. Shumica ka bërë kuvend dhe referendum dhe ka dhënë verdiktin e saj. Me vullnetin e kësaj shumice, në seli të PD-së sot zhvillohet mbledhja e parë për të nisur procesin e riorganizimit të degës së PD-së në Korçë sipas udhëzimit të Komisionit të Rithemelimit. Godina është marrë me qera dhe Komisioni e ka me kontratë të rregullt. Njerëzit e shkarkuar nga kuvendi nuk kanë kontribut për të administruar asetet. Komisioni ka lidhur kontratën me pronarët e objektit. Edhe në Tiranë shumë shpejt situatado ndryshojë. PD nëpërmjet Komisionit të Rithemelimit ka njoftuar publikun dhe anëtarët e saj për pjesmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale. Kandidaturat do t’i përzgjedhim me primare dhe janë të ftuar të gjithë anëtarët të marrin pjesë. Në datë 30 zhvillohen primaret dhe nga këto dalin kandidatët. Janë të ftuar të gjithë demokratët, qoftë ata që pëlqejnë Lul Bravën, qoftë ata që nuk pëlqejnë Lul Bravën. Jemi në bisedime me të gjitha partitë opozitare të regjimit të Ramës, përfshirë LSI-në dhe të gjitha të tjerat që janë në opozitë me këtë pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco