A po bën presion Erdogan për ndërprerjen e punimeve për Namazgjanë? Bruçaj: S’bëhet pazar politik me xhami

A po bën presion Erdogan për ndërprerjen e punimeve për Namazgjanë? Bruçaj: S’bëhet pazar politik me xhami

20:36, 21/01/2022
A+ Aa A-

Në një intervistë të dhënë për VOA, ish-kryetari i KMSH-së, Skënder Bruçaj u shpreh se nëse xhamia e Namazgjasë nuk përfundohet nga turqit deri në verë kur mbaron kontrata, Komiteti Mysliman i Shqipërisë i ka forcat që ta përundojë i vetëm këtë objekt kulti.

Bruçaj thekson se xhamia duhet të përfundonte brenda dy vitesh, ndërsa shton se ajo nuk bëhet me fondet e qeverisë turke por me ndihmesën e vëllezërve myslimanë në Turqi.

Pyetje: Punimet për xhaminë e Namazgjasë janë ndërprerë, a është kjo një formë presioni që Ankaraja po ushtron mbi KMSH-në?

Bruçaj: Fillimet e punimeve ishin atëherë kur isha unë në detyrë kryetar i KMSH. Në një vizitë që pata në Turqi, i pata thënë ish-kryetarit të Komunitetit Mysliman të Turqisë që duhet të filloni punimet e xhamisë së Namazgjasë se edhe unë për vete kam kontribuar. Ose më ktheni paratë mbrapsht ose filloni punimet. Dhe janë bërë disa herë thirrje në Turqi. Xhamia e Namazgjasë bëhet jo me fondet e qeverisë turke, por me ndihmesën e vëllezërve myslimanë turq. Edhe xhamia duhej të mbaronte për dy vjet. Ka 7 vjet që vazhdon dhe nuk mbaron. Besoj se kontrata këtë verë mbaron. Nëse ata nuk e mbarojnë, KMSH i ka forcat për ta mbaruar. Xhamia është një objekt kulti, nuk mund të bëhet pjesë e një pazari politik, e as e një strategjie kombëtare të një shteti të huaj për të rritur influencën e vet. Është një objekt i lutjes së Zotit dhe më vjen keq që është bërë pjesë e këtyre polemikave,” tha ish-kreu i KMSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco