'Kongresi i Lushnjes', Meta: Një thirrje për reflektim dhe unitet të të gjithë forcave patriotike

'Kongresi i Lushnjes', Meta: Një thirrje për reflektim dhe unitet të të gjithë forcave patriotike

20:02, 21/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Republikws Ilir Meta ka kujtuar 102 vjetorin e Kongresit tw Lushnjes dhe vendimet e tij historike qw i dhanë fund lojrave të fuqive të huaja kundër shtetit shqiptar dhe Pavarësisë të tij.

Kongresi i Lushnjës është një thirrje për reflektim dhe unitet të të gjithë forcave patriotike për t'i dhënë fund cenimit të sovranitetit të vendit dhe shpopullimit të qëllimshëm të tij nga rinia dhe forcat më të kualifikuara’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Nderim i përjetshëm për patriotët shqiptarë, që me Kongresin e Lushnjës dhe vendimet e tij historike i dhanë fund lojrave të fuqive të huaja kundër shtetit shqiptar dhe Pavarësisë të tij.

Mirënjohje të pafundme edhe për ndëshkimin ndaj mercenarëve vendas, që minonin interesat kombëtare për përfitime personale.

Kongresi i Lushnjës është një thirrje për reflektim dhe unitet të të gjithë forcave patriotike për t'i dhënë fund cenimit të sovranitetit të vendit dhe shpopullimit të qëllimshëm të tij nga rinia dhe forcat më të kualifikuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco