Mbyllja e shkollave, Vasili: As një javë dimër nuk përballon dot kjo qeveri

Mbyllja e shkollave, Vasili: As një javë dimër nuk përballon dot kjo qeveri

13:53, 21/01/2022
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Medet për këtë popull, tre ditë dimër, mbyllen shkollat se ngrohje s'ka!!

Ministrja e Arsimit deklaroi mbylljen e shkollave se në fillimjavën që vjen do të bëjë ftohtë.

Po këta vunë taksë për shkollat, taksë, qe e paguajnë edhe pensionistet e shkretë.

Bënë PPP me dhjetëra milion euro për shkollat.

Bënë inaugurime pa fund me fjalime me propagandë me zhurmë e me bujurdi nga kryeministri e te gjithë këta megafonët e tjerë me radhë.

Na mbyten me video 3D, na shurdhuan veshët me fjalët: ‘si e gjetëm dhe si i transformuam shkollat’.

Po ku është ngrohja e shkollave??

Po ku u zhduken qindra milion eurot??

Grabitje më të madhe nuk na kanë parë sytë.

Medet as një javë dimër nuk përballon dot kjo qeveri për arsimin e fëmijëve.

Vajmedet sikur dimri të zgjasë më shumë, se i bie që fëmijët të mbeten pa shkollë.

Pacipësisë së deklaratave të Edi Ramës, Veliajt & co u doli boja përfundimisht.

Prindërit duhet të mbajnë sytë nga qielli dhe ti luten Zotit të mos bëjë ftohtë se qeveria nuk garanton ngrohjen as në mes të Tiranës.

Megjithatë këta prap do dalin ashtu të paturp siç janë e do thonë: ‘Kështu bën ftohtë në gjithë botën’.

Nuk kanë faj këta, kur drejtësia kapet për fyti dhe futet në xhep nga qeveria taksiratet bien mbi njerëzit dhe ndëshkim nuk ka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco