Deklarata e fortë e Berishës: Basha më kërkoi koalicion me Ramën

Deklarata e fortë e Berishës: Basha më kërkoi koalicion me Ramën

11:04, 21/01/2022
A+ Aa A-

Në një intervistë ekskluzive, për emisionin "Drejt" në RTV Ora, lideri historik i Partisë Demokratike foli mbi situatën ku ndodhet partia që themeloi, por edhe për çështje të nxehta të aktualitetit politik.

Për Sali Berishën është e qartë se cila është Partia Demokratike, ndërsa shtoi se Basha nuk firmos dot kandidatura për shkak se është shkarkuar nga detyra.

Sali Berisha: Eshtë shumë e qartë se kush është Partia Demokratike. Nuk ka asnjë alternativë tjetër sepse Basha përfaqëson pengun e Ramës dhe asgjë tjetër. Basha ka bërë një anti-kuvend. Basha nuk firmos dot kandidatura. Kryetari nuk mund të thotë se nuk pa deklarimin e delegatëve që i shiti nga 1950 për 5004. Basha është një uzurpator i Edi Ramës dhe përfaqësuesi i PD-së është komisioni. 

Ai e cilësoi Bashën si deputetin më të inkriminuar dhe kukull të Edi Ramës.

Sali Berisha: Ka patur parime, të cilat ai i dinte se po t'i shkelte, unë nuk i pranoja. Një nga këto ishte koalicioni me Edi Ramën. Mua më është kërkuar një gjë e tillë dhe kam refuzuar në mënyrë kategorike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

arber21/01/2022 13:20

Ministri i Opozites ne Qeverine Rama , Lulzime Basha

Shto koment

Denonco