E besuara e Dakos/ Zbulohet kandidatura e PS për Durrësin

E besuara e Dakos/ Zbulohet kandidatura e PS për Durrësin

11:02, 21/01/2022
A+ Aa A-

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako do të jetë kandidate për kryetare në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në datën 6 mars.

Lajmi konfirmohet nga disa media, që i referohen burimeve brenda kryesisë së PS në këtë qytet, e cila zhvilloi mbledhjen një ditë pasi presidenti Ilir Meta dekretoi datën.

Mësohet po ashtu se Sako ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.

Sako për disa mandate ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Durrësit. Ajo njihet si një nga njerëzit më të afërt të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco