Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

FOTO/ Edhe Preçi mercenar!

FOTO/ Edhe Preçi mercenar!

22:51, 20/01/2022
A+ Aa A-

Në marshimin e Luli Bashës dhe Markagjon Gjekmarkajt, në fshatrat e Lezhës, është paraqitur dhe ka zënë vend ballor në sallë, më i palodhuri, më i pamposhturi, më proamerikani, zotni Preç Zogaj.

I bindur se këtë herë erdhi dita, që të gjendet një lugë edhe për të, Preçi u pa në sallën e Kurbinit me demokratë, të cilët Luli i kishte mbledhur pothuajse nga i gjithë rajoni.

Thellësisht i bindur, se duke ndihmuar Lulin tonë, po ndihmon Shqipërinë dhe Amerikën bashkë, Preçi adoptoi një qëndrim shumë herë më stoik, se qëndrimi që mban në studion e Fevziut, ku punon si analist i pavarur.

I pajisur me një maskë kirurgjikale poshtë mjekrrës, Preçi, rrëmbeu vëmendjen e regjisë së Lulit, e cila kishte marrë porosi, që ai të trajtohej si aset shumë i vyer i partiçkës, që ka mbetur.

Por, a do të ketë lugë në këtë det të madh, që është bërë i gjithi kos, për Preçin tonë?/ TPZ

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tush Malsia21/01/2022 09:00

Preç Zogaj si spiun i vjeter i enverizmit dje e edverizmit sot , eshte ne orarin e punes per ti rënë "çiftelisë" të partisë, me te cilen engletiset pa pushim prej me shume se 45 vitesh. Interesant si po i rrinë kaq gjatë pa iu keputur telat...

Shto koment

Denonco