‘Kemi fakte, po nuk i themi’/ Berisha ironizon Yuri Kim: Lobuan në mënyrë korruptive, u bënë ‘meme’

‘Kemi fakte, po nuk i themi’/ Berisha ironizon Yuri Kim: Lobuan në mënyrë korruptive, u bënë ‘meme’

22:35, 20/01/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar personat që lobuan për shpalljen e tij ‘non grata’ pa asnjë fakt dhe sipas tij tani janë bërë meme.

I ftuar në emisionin ‘Drejt’, Berisha tha se u shpall pa pasur asnjë problem personal, por u shpall ‘non grata’ pasi kërkoi shpalljen ‘non grata’ të Sorosit në Parlament dhe forume ndërkombëtare.

Berisha: Ata që arritën të lobojnë në mënyrën më korruptive për shpalljen time non grata pa asnjë fakt, sa tani është bërë meme “fakte kemi po nuk i themi”.

Në këtë kontekst duhet të shkojmë te rrënjët e problemit. U shpalla non grata duke mos pasur asnjë problem personal, se kërkova shpalljen non grata të Sorosit në Parlament dhe forume ndërkombëtare. Kam kërkuar që SHBA-ja të ndalonte me ligj veprimtarinë e tij në vendet e Evropës Lindore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco