Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Spaho: Qeveria është rreshtuar pranë Bashës. Rama do të ketë një opozitë kukull

Spaho: Qeveria është rreshtuar pranë Bashës. Rama do të ketë një opozitë kukull

22:18, 20/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD Edmond Spaho deklaron se beteja e demokratëve kundër Edi Ramës nuk do të jetë vetëm në rrafshin e protestave por edhe në përballjen në Kuvend.

Spaho tha në Ora News se Rama ka interes të ketë një opozitë kukull dhe këtë kërkon ta arrijë përmes Lulzim Bashës.

"Nuk bëhet fjalë për një parti të re. Ne po përgatitemi për t'i bërë opozitë Edi Ramës. Objektivi jonë është Edi Rama. Narkoshteti që ka ndërtuar dhe veprimet që ndërmerren vuajnë pasojat qytetarët. Beteja nuk do të jetë vetëm në rrafshin e protestave po do kombinohet dhe në përballjen në Kuvend.

Interesi i Ramës është të vazhdojë të mbajë të mbajë pushtetin dhe të ketë një opozitë kukull në Parlament, sikurse ka rezultuar deri më sot. Ky nuk është një problem i PD, por është një problem i gjithë shoqërisë.

E gjithë shoqëria duhet të ngrihet dhe të insistoj që të krijohet një bllok opozitar real që përballet me qeverinë, dhe të ndalojmë këtë të keqe të madhe eliminimin  e opozitës së vërtetë", u shpreh Spaho.  

Teksa ka folur për përjashtimin nga grupi parlamentar, Spaho u shpreh se nuk ka rëndësi jemi apo s'jemi pjesë e këtij grupi, ndërsa shtoi se e rëndësishme është çfarë mendon elektorati.

"Pavarësisht kësaj nëse do ta legalizojnë do i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Nuk është ky problem themelor për ne ka rëndësi se çfarë mendon elektorati, çfarë mendon anëtarësia e PD. Dhe ata e kanë dhënë verdiktin dhe do e japin në zgjedhjet më 6 mars për 6 partitë", tha deputeti demokrat. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco