Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama në vitin 2019 tha se ‘Berisha nuk kalon dot Atlantikun sepse ka bërë konspiracion kundër SHBA-së’.
I ftuar në ‘Drejt’, Berisha theksoi se ka dy dëshmitar që Rama ua ka thënë se ish-kryeministri ka bërë konspiracion kundër SHBA-ve.
Gjthashtu ish-kryeministri, duke iu referuar deklaratave të fundit të ambasadores Yuri Kim, tha se ajo bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Edi Ramës.
Berisha: Yuri Kim u përpoq që të përgënjeshtrojë deklaratën time se nismën për shpalljen time ‘non grata’ u bë për konspiracion kundër politikës së jashtme të SHBA-ve me ndryshimin e kufijve.
Rama në vitin 2019 tha se Berisha nuk kalon dot Atlantikun. Ka dy dëshmitar që ua ka thënë se unë kam bërë konspiracion kundër SHBA-ve.
Ai nuk e ka shpikur këtë sepse ta bësh një gjë të tillë është një problem shumë madhor. Yuri Kim bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Edi Ramës. Si mund të them unë një gjë të tillë për konspiracion.
© SYRI.net