Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

‘Prokurori kriminel që mashtroi publikisht u fut në SPAK’/ Berisha: 'Dogji' dosjen për 160 mln lekë

‘Prokurori kriminel që mashtroi publikisht u fut në SPAK’/ Berisha: 'Dogji' dosjen për 160 mln lekë

21:53, 20/01/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron të dështuar vettingun, duke sjellë në kujtesë prokurorin i cili mashtroi publikisht me ngjarjen e rëndë me një të vdekur që ndodhi në Elbasan gjatë fushatës elektorale të 25 prillit.

Në emisionin "Drejt", Berisha denoncoi një tjetër rast të këtij prokurori, që përkundër shkeljeve të tij, u promovua në SPAK.

Berisha: Prokurori që gënjeu publikisht, Alfred Shehu, u fut menjëherë në SPAK. E dini ju se ai është kriminel i vërtetë. Më ka ardh tjetri në zyrë dhe më ka sjellë dosjen e djalit të tij të vrarë te dera e shtëpisë dhe ky prokuror ka mbajtur dosjen derisa ka kaluar çdo afat për ta apeluar. Ky prokuror e ka mbajtur 5 vite dosjen sepse thotë i interesuari mori 160 mln lekë dhe shpërblehet. Mund ti besohet këtij procesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco