‘Vendi i dytë në botë për ryshfetin’/ Berisha: Qeveria Rama ka dhënë 3800 tendera sekretë, vjedhje e turpshme

‘Vendi i dytë në botë për ryshfetin’/ Berisha: Qeveria Rama ka dhënë 3800 tendera sekretë, vjedhje e turpshme

21:44, 20/01/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk e ka luftuar njeri korrupsionin me më shumë efeçientë se sa qeveria që ai drejtonte në vitet 2005-2013.

I ftuar në ‘Drejt’, Berisha tha se sot të gjitha punët publike së bashku nuk bëjnë dot sa për 6 muaj të qeverisjes së tij para 2013.

Gjithashtu Berisha theksoi se Shqipëria sot është fundit në rajon për rrogat dhe se qeveria Rama ka dhënë 3800 tendera sekretë me vjedhje të turpshme.

Berisha: Nuk e ka luftuar njeri korrupsionin me më shumë eficentë se sa qeveria që unë drejtoja, ne sot jemi vendi i dytë në botë për ryshfetin. Sot KLSH-ja deklaron se gjatë këtyre 8 viteve u abuzua me 8.2 miliardë euro. Sot të gjitha punët publike së bashku nuk bëjnë dot sa për 6 muaj të 8 viteve para këtyre.

Shqipëria sot është fundit në rajon për rrogat. Sot kostoja e punimeve publike me paratë e buxhetit të shteti është 8 herë më e lartë se sa ajo e standardeve evropiane. Sot kemi 3800 tendera sekretë me vjedhje të turpshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aqif21/01/2022 05:31

Do i hetoni ju, kur të vini në pushtet??? Nxirrni të paktën 5% të tyre, qoftë edhe 1% që nuk kanë plotësuar kriteret për të qenë sekret, vërtetoni abuzimin që eshte bere per shkak të qënies sekret dhe nuk i nxënë burgjet e Shqipërisë ata që duhetvtë dënohen!!@

Shto koment

Denonco