'PD në ditë të vështirë'/ Deda: Çfarë është ky kryetar partie që takohet me demokratët i shoqëruar nga policia?

'PD në ditë të vështirë'/ Deda: Çfarë është ky kryetar partie që takohet me demokratët i shoqëruar nga policia?

21:11, 20/01/2022
A+ Aa A-

Aktori i mirënjohur dhe njëherazi anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Julian Deda, ka folur mbi situatën politike brenda forcës politike ku ai aderon.

I ftuar në emisionin ‘Të Vaksinuarit’, Deda ka theksuar se me vendimin e  Bashës ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha u godit lideri dhe shtylla e saj kryesore, nuk u godit ndonjë deputet dosido.

Ai pa u shoqëruar nga policia nuk bën dot takim. Çfarë është ky kryetar partie që takohet me demokratët i shoqëruar nga policia. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë’, shprehet Deda.

Deda: Ajo që ka rëndësi për ata që janë sot duke mbajtur me dhunë PD-në kanë vetëm vulën. Ka një perceptim të gabuar të lëvizjes së Berishës, nuk është nisur për të rrëzuar Bashën. Thelbi ka qenë që partia të kthehet tek vota, të dëgjohet çdo demokrat i bazës që nuk u takua për 8 vite nga kryetari i PD. Nuk zbriste kurrë në takime, vetëm për zgjedhje.

Unë nuk e quaj normale këtë sepse kësaj rradhe PD-së iu godit lideri dhe shtylla e saj kryesore, nuk u godit ndonjë deputet dosido. Nuk është normale kjo, nuk është ngjarje që kalon pa u ndier. PD është në ditë shumë të vështira.

PD është e gjitha e bashkuar diku dhe është vetëm një grup i vogël njerëzish që mbron të “pambrojtshmen”. Ai pa u shoqëruar nga policia nuk bën dot takim. Çfarë është ky kryetar partie që takohet me demokratët i shoqëruar nga policia. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco