Vizita e Erdogan, Gjinishi: Erdogan t’ju kërkojë falje shqiptarëve, iu dha pushtet gylenistëve

Vizita e Erdogan, Gjinishi: Erdogan t’ju kërkojë falje shqiptarëve, iu dha pushtet gylenistëve

21:04, 20/01/2022
A+ Aa A-

Ish-nënkryetari i KMSH-së Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, ka komentuar vizitën e Erdoganit në Shqipëri.

Gjinishi theksoi se Erdogan duhet t’ju kërkoijë falje shqiptarëve, duke shtuar se iu ka dhënë pushtet gylenistëve.

“Rama e ka futur Shqipërinë në qorsokak, bën lojë me Erdoganin. Raporti mes Ramës dhe Erdoganit nuk është aspak gjë e mirë. Erdogani është autoritar. Turqia po rrit autoritarizmin. Rexhp Tajip Erdogan përfaqëson frymën fetare. Sa i përket gylenistëve, unë kam folur kur nuk ka folur askush. Erdogan duhet të kërkojë falje shqiptarëve, sepse ai lejoi futjen e tyre në Shqipëri.

Gylenistët janë në Shqipëri, bizneset e tyre janë në vorbullën e korrupsionit, qëndrimi ndaj këtyre organizatave duhet marrë në raport me ligjin e shtetit shqiptar, nuk mund të marrësh dot njerëz nga këtu. Bashkë me islamofobinë, është rritur edhe antiturqizmi. Jam kundër gylenistëve sepse është strukturë me doktrinë politike religjioze. Më ka krijuar një sens të hidhur fakti se u inagurua xhamia e Et’hem Beut dhe nuk ishin pjesëmarrës anëtarët e KMSH-së. Kjo vizitë duhet parë me dyshim, se mos Rama kthen kursin nga BE në Ankara. Kjo lojë dëmton Shqipërinë dhe fiton vetëm Erdogani”, deklaroi Gjinishi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco