FOTO/ Meta nderon futbollistët e Vllaznisë dhe të ekipit kombëtar ndër vite

FOTO/ Meta nderon futbollistët e Vllaznisë dhe të ekipit kombëtar ndër vite

20:18, 20/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekoruar futbollistët e Vllaznisë dhe të ekipit tonë kombëtar ndër histori.

Meta thekson se Shkodra ka qenë e është qyteti i kulturës dhe sportit, që gjithmonë ka nderuar futbollin e artin.

Postimi i Ilir Metës:

Shkodra është djepi, ku bashkë me atdhedashurinë, artin dhe kulturën u përkund edhe sporti shqiptar. Aty lindi edhe shoqëria e parë sportive, “Vllaznia” e madhe, nderi dhe krenaria, jo vetëm e qytetit.

Nuk është rastësi që fanella Kuq e Blu dhe ky klub shumësportësh, nderohet nga të gjithë, sepse ka qenë përherë shkollë e madhe e talenteve të jashtëzakonshëm, por edhe me tifozerinë më të zjarrtë dhe më të kulturuar, që gjithmonë ka duartrokitur kundërshtarin kur luan më mirë.

Ndaj sot kisha kënaqësinë, që pikërisht në qytetin ku edhe u shënua goli i parë shqiptar të vlerësoja disa nga futbollistët dhe trajnerët e rezultateve të larta të “Vllaznisë” dhe Ekipit Kombëtar, Ismet Hoxha, Ferid Borshi, Fatmir Axhani, Millan Vaso, Selami Dani dhe Artan Bushati. Gjithashtu pata nderin të çmoja kontributet dhe sukeset e disa prej personaliteteve të atletikës si të paharruarin, Feti Dizdari, kampionen dhe basketbollisten, Artenca Tufi, volejbollistët legjendë Viktor Jubani e Millojka Vaso, si edhe peshëngritësin e talentuar Nikolin Qersaqi.

Shembujt frymëzues të suksesit të këtyre yjeve të sportit shkodran dhe atij kombëtar do të mbeten gjithmonë një udhërrëfyes për të rinjtë dhe fëmijët drejt majave më të larta dhe arritjeve të shkëlqyera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco