Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

‘Endri Fuga me paruke’/ Aktivistja: Nuk ndodh kështu, nuk ndodh… asgjëkundi, Zonja Ambasadore

‘Endri Fuga me paruke’/ Aktivistja: Nuk ndodh kështu, nuk ndodh… asgjëkundi, Zonja Ambasadore

20:06, 20/01/2022
A+ Aa A-

Aktivistja Iva Grillo ka reaguar pas intervistës së mbrëmshme të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke e akuzuar për standarde të katër-pesëfishta.

Në qoftë se nuk do ta dinim që zonja është ambasadore e një prej vendeve më të fuqishme të botës, duke ndjekur vetëm argumentat e përdorura në intervistë, mund të kishim arritur në përfundimin se personi që fliste nuk ishte tjetër veçse… Endri Fuga me paruke’, shkruna Grillo në Facebook.

Postimi i plotë i Iva Grillo:

"Nuk ndodh keshtu, nuk ndodh"… asgjekundi, Zonja Ambasadore!

Kushdo qe ka pasur ndonje dyshim per standartet e kater-pesefishta te sjelljes se diplomates Kim dhe politikes qe ajo perfaqeson, besoj se e ka marre nje pergjigje shteruese mbreme, pasi ka ndjekur intervisten dhene gazetares Mehilli, ne Euroneës Albania.

Ne qofte se nuk do ta dinim qe zonja eshte ambasadore e nje prej vendeve me te fuqishme te botes, duke ndjekur vetem argumentat e perdorura ne interviste, mund te kishim arritur ne perfundimin se personi qe fliste nuk ishte tjeter vecse… Endri Fuga me paruke.

Kjo interviste perligjte me se miri epitetin qe disa qytetare i kane vene kesaj diplomateje, duke e quajtur as me shume e as me pak si Ministre te Propagandes se Qeverise Rama 3.

Pervec alternimit te buzeqeshjes me skermitjen (ne varesi te pyetjes qe bente zonja Mehilli) dhe pozicionit intimidues qe e ftuara merrte ndaj gazetares sa here qe pyetjet nuk i shkonin per shtat, me beri pershtypje nje keqkuptim apo me mire nje keqperdorim i fjales “fakt”.

Dje kuptuam se zonja ne fjale, “fakt” quan çdo gje qe thote vete, duke ia ofruar interpretimet e saj publikut si petulla çasti te ngrohta... te cilat publiku duhet t’i gelltise pa  bere ze.

Pergjate gjithe intervistes, ambasadoresha insistonte qe “faktet” (te cilat ajo nuk denjoi t’i permende ne asnje rast) “shqiptaret i kane para syve”, nderkohe qe para syve shqiptaret mbreme kishin veçse nje ambasadore qe perfaqeson nje politike shantazhi ndaj elektoratit shqiptar, shitjen e sapunit per djathe me investime qe nuk ekzistojne dhe nje drejtesi te re qe duket se punon vetem ne koken e ambasadores…

Perpara syve, shqiptaret kane edhe bemat e dyshes Rama-Veliaj, por ndoshta keto bema nuk perbejne akoma “fakt”, sipas ambasadoreshes.

Zonja krijoi jo pak konfuzion ne mendjet e shqiptareve kur pranoi se njeh institucionet partiake, por refuzoi te shprehet per voten si instrument demokratik… kur theksoi se i beson plotesisht Spakut te Tiranes por nuk e njeh Gjykaten e Parisit... kur flet per maredhenie te mrekullueshme midis dy vendeve dhe keto i mat me numrin e gjeneraleve me spaleta qe mberrijne ne Shqiperi per manovrat ushtarake…

Intervista e djeshme ishte nje interviste qe te trishton.

Dhe kjo jo vetem per mungesen e theksuar te respektit te nje diplomati ndaj qytetareve te nje vendi prites te cilet i intimidon e i shantazhon qartazi nga televizioni, por per dermen e fundit qe i vuri iluzionit qe shume shqiptare kane pasur per parimet demokratike te pertej detit…  te cilave mesa duket u paska mbetur vetem guacka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genci20/01/2022 21:46

TE LUMTE IVA !

Shto koment

Denonco