Zgjedhjet e pjesshme, Nishani: Pushteti lokal ka degraduar, do sjellim model të ri qeverisje

Zgjedhjet e pjesshme, Nishani: Pushteti lokal ka degraduar, do sjellim model të ri qeverisje

19:54, 20/01/2022
A+ Aa A-

Ish-presidenti Bujar Nishani, në një intervistë me Skype në emisionin Ora 19:00 në Syri Tv, komentoi zgjedhjet e pjesshme lokale.

Nishani theksoi se pushteti lokal ka degraduar, duke shtuar se do ketë një model të ri të qeverisjes nga kandidatë që do zgjidhen nga primaret.

“Ne kemi pak kohë për përgatitje për zgjedhjet e 6 marsit. Duke qenë se kandidatët tanë do jenë të zgjedhur nga primaret në bazë, ata do kenë mbështetje popullore dhe urojmë e besojmë do të fitojmë. Do sjellim model tjetër të qeverisjes. Do të kemi një shtëpi të madhe të lirisë, ku do përfshihen vullnete dhe të vendosim dinjitete.

Ne rikthehemi nga një situatë e vështirë e do jemi shumë të fortë. Shqipëria është në udhëkryq të madh, pushteti lokal ka degraduar. Po vihet në pikëpyetje sistemi politik e pluralizmi në vend. Shqipëria është në situatë anormale, gjithë sistemi politik është i kapur. Ne do regjistrohemi si koalicion opozitar, logon e emërtimin do ta diskutojmë. Ne do kthejmë dinjitetin dhe të vërtetën”, deklaroi Nishani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES20/01/2022 20:36

I NDERUAR Z. NISHANI! MOS U MUNDONI QE TE SHPIKNI DHE TE SAJONI MODELE "TE REJA" ALLA-SHQIPTARCE, SEPSE FATMIRESISHT BOTA E QYTETERUAR DHE DEMOKRATIKE SOT I KA GATI! MJAFTON QE NE T'I ZBATOJME ME RIGORIZITET. KEMI MODELIN ZVICERIAN. PARIMI BAZE MBI NTE CILIN BAZOHET SISTEMI DHE MODELI ZVICERIAN ESHTE MODELI DHE SISTEMI REFERENDUMEVE NE CDO NIVEL QEVERISJEJE VENDORE DHE QENDRORE, VERTIKALISHT! REFERENDUMI ESHTE BAZA E CDO QEVERISJEJE DHE VENDIMARRJEJE TE DREJTE DHE NE INTERES TE PUBLIKUT. DUHET SANKSIONUAR NE KUSHTETUTEN E SHQIPERISE! KUSH E ZBATON KETE MODEL FITON!

Shto koment

Denonco