‘Veliaj e Rama na prenë në besë’/ Nënë Liza: Kam fjetur jashtë! Nuk i votova për të më prishur shtëpinë

‘Veliaj e Rama na prenë në besë’/ Nënë Liza: Kam fjetur jashtë! Nuk i votova për të më prishur shtëpinë

19:24, 20/01/2022
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme, banorët e zonës së ‘5 Majit’, kanë zhvilluar një protestë para drejtorisë së Policisë së Tiranë lidhur me mënyrën e shembjes së banesave të tyre dhe përdorimi ne forcës nga policia. 

Kjo protestë ka ardhur pas aksionit të zhvilluar nga IKMT për shembjen e banesave të tyre, ku pati përballje dhe përplasje me policinë e shtetit dhe atë bashkiake.

Ndërkohë, njëra nga banoret që i është shembur shtëpia është edhe Liza Marku e cila është marrë me forcë nga efektivët e policisë nga shtëpia e saj.

Nëna Liza shprehet kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Rama i kanë prerë në besë, pasi kanë sjellë policinë dhe kanë prerë dritat qysh në 4 të mëngjesit.

Nëna Liza: Falenderoj gjithë mediat që na kanë ndihmuar sepse nuk do të na kishte rënë pas kush. Nuk ka ku të shkoj më keq, të kesh shtëpinë tende dhe të dalësh jashtë! Mbrëmë kam fjetur jashtë, nuk kam ku të lahem dhe ku të ndërrohem. Erion Veliaj dhe Rama na prenë në besë, ne nuk e dinim. Ata janë mafiozë të mëdhenj. Na thanë do t’i fikim dritat në orë 6 dhe na i fikën në orën 4. Na zunë pa përgatitur për të prishur shtëpitë. Erdhën sikur iku në malësi.

Ne dolëm para dhe ata na shtynë, na morën para. Kur të vijnë me te vjedhur nuk mund tu thuash hajde bujrum. Nuk na lanë as të marrim sendet personale. Nuk e kam ditur se do të ndeshem me policinë në këtë moshë. Më terr sa është Shqipëri nuk ka më. Kjo nuk është nena Shqipëri, por nëna e zezë Shqipëri. Më mirë të na kanë vrarë. Nuk i kam votuar për të më prishur shtëpinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco