'Zgjedhjet e 6 marsit', Balliu: Filloi procesi i përzgjedhjes së kandidatëve në Lushnje

'Zgjedhjet e 6 marsit', Balliu: Filloi procesi i përzgjedhjes së kandidatëve në Lushnje

19:01, 20/01/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Klevis Balliut ka deklaruar nga qyteti i Lushnjes se janë propozuar disa emra të cilët do t'i nënshtrohen primareve nga anëtarësia e demokratëve për të zgjedhur kandidatin për kryetar bashkie që do konkurrojë në zgjedhjet e 6 marsit.

Në prononcimin e tij për mediat, Balliu theksoi se kandidati që do përgjizhet nga anëtarësia, do të arrijë një fitore spektakolare në Bashkinë e Lushnjes.

"PD dega Lushnje, sipas statutit të ri të votuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit do ta bëjë përzgjedhjen e kandidaturave me primare brenda partisë, me votën e anëtarëve. Anëtarët propozuan disa emra. Afati kohor është deri ditën e hënë. Presim edhe propozime të tjera. Ditën e hënë bëhen zyrtare ata kandidatë. Më pas anëtarësia do ty'i votojë përmes një fushate të shkurtër, sepse edhe afatet janë të shkurtra për shkak se janë zgjedhje të parakohshme. Mendoj se do të jemi gati dhe do të korrim një sukses të jashtëzakonshëm në Lushnje", u shpreh Balliu. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco