Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

VIDEO Syri Tv/ Zgjedhjet e 6 marsit, Rama: S’ka shans të dytë për Valdrin Pjetrin

VIDEO Syri Tv/ Zgjedhjet e 6 marsit, Rama: S’ka shans të dytë për Valdrin Pjetrin

18:58, 20/01/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama mblodhi kryesinë e Partisë Socialiste, ndërsa në fokus të takimit, ishin përgatitjet për zgjedhjet  pjesshme lokale dhe nisma e këshillimit kombëtar. Në përfundim të mbledhjes, Rama foli për aktualitetin politik, ndërsa kryesia e PD, vendosi shtyrjen e kongresit, për në muajin mars. 

Syri Tv

Dekreti i Presidenti Ilir Meta për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme lokale, e vuri menjëherë në lëvizje, Partinë Socialiste.

Kryeministri Edi Rama, mblodhi kryesinë e Partisë Socialiste, duke ndezur zyrtarisht motorët për zgjedhjet në 6 bashki dhe duke kërkuar nga përfaquesit e tij, të fokusohen te nisma për këshillimin kombëtar. 

Në përfundim të mbledhjes, megjithëse ende nuk di të thotë, kush do jenë kandidatët e Partisë Socilaliste, Edi Rama e ka të qartë se cilët janë ata, që nuk do të kandidojnë në këtë betejë elektorale. 

"PS nuk jep shans të dytë për askënd që e vendos partinë në pozita të vështira, që bën deklaratë të rreme lidhur me jetën, veprimtarinë dhe të gjitha ato aspekte që kanë të bëjnë me pastërtinë e figursë", tha Rama. 

Rama iu shmang pyetjes, nëse do të plotësojë kërkesën e presidentit turk Erdogan për të marrë masa ndaj organizatës, FETO, me argumentin se nuk i kanë borxhe njëri - tjetrit.

"Ne nuk i kemi asnjë borxh presidentit të Republikës së Turqisë, sikurse as presidenti i Republikës së Turqisë nuk na ka ne asnjë borxh. Sepse mes miqsh dhe në një miqësi vëllazërore nuk ka borxhe", tha Rama.  

Kryeministri mbështeti dhunën policore, ndaj banorëve të 5 majit, duke paralajmëruar se kjo do të ndodhë me të gjithë ata qytetarë që kundërshtojnë shembjet e banesave.

Socialistët vendosën të shtyjnë për në muajin mars, mbledhjen e Kongresit të PS, pas zgjedhjeve të pjesshme lokale.

/ Ambrozia Meta

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco