FOTO/ Bujar Dugolli pas 15 vjetësh fiton gjyqin ndaj Baton Haxhiut

FOTO/ Bujar Dugolli pas 15 vjetësh fiton gjyqin ndaj Baton Haxhiut

13:03, 20/01/2022
A+ Aa A-

Profesori universitar Bujar Dugolli ka fituar gjyqin ndaj dy shkrimeve të publikuara në gazetën Express në vitin 2009, kur në atë kohë drejtor i saj ishte Baton Haxhiu.

Kjo gazetë para 15 viteve kishte botuar dy shkrim ndaj Dugollit, njërin me titull ‘Bujar Trump’ me autor Baton Haxhiun dhe një shkrim tjetër me titull ‘Ku i more Bujar 3 milion t’buta’, me autor Jeton Musliun.

‘Shkrimet e tilla shpifëse dhe denigruese kishin ndodhur në prag të fushatës zgjedhore parlamentare të vitit 2007, ku qëllimi kryesor ishte dëmtimi shumëdimensional i imazhit, duke përhapur më qëllim lajme të rrejshme e shpifje të ulëta, të cilat ndikuan negativisht në karrierën politike duke krijuar edhe perceptimin të rrejshëm ndaj personalitetit tim’, ka shkruar Dugolli në llogarinë e vet në ‘Facebook’, ku ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka nxjerrë një aktgjykim, përmes së cilit pranohet pjesërisht si e bazuar kërkesëpadia, ndaj Baton Haxhiut dhe Jeton Musliu, për kompensim të dëmit material dhe jomaterial.

‘Objekt i theksuar i kësaj padie janë shkrimet shpifëse të datë: 22.09.2007, në gazetën Express me drejtor e autor Baton Haxhiu, shkrimi me titull ‘Bujar Trump’ dhe shkrimi tjetër, në po të njëjtën gazetë, me titull ‘Ku i more Bujar 3 milion t’buta’, me autor Jeton Musliun’, ka treguar Dugolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

udia vetm ktu!!20/01/2022 14:19

Ky lloj Baton butoni edhe pse dihet që punon me disa inteligjenca, vegjeton aq lirshëm këtu, saqë duket sikur e ka lëmin e s'ëmës. 6 telefona me ER, Ballkan i hapur, këshilltar km, 20000 euro rrogë mujore plus të tjerave e TJ. Eldorado e ka këtu, sepse ky vend është i mbaruar si në qeverisje ashtu dhe në opozitën LB me psikologji LGBT .

Shto koment

Denonco