Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Servilizmi i Edi Ramës: Emri i Yuri Kim përmendet vend e pa vend

Servilizmi i Edi Ramës: Emri i Yuri Kim përmendet vend e pa vend

12:15, 20/01/2022
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim u shfaq në krah të kryeministrit Edi Rama në nisje të punimeve për bazën ajrore të Kuçovës.

Por në fjalën e tij, Rama nuk i ndali lajkat për Kim, madje shkoi larg kur tha se emri i saj lakohet vend e pa vend.

Rama tha se Kim po punon me qeverinë për ngritjen e një qendre kibernetike në vend.

“Është bërë një lloj zakoni që përmendet ambasadorja e SHBA vend e pa vend. Falë angazhimit të saj, në një ndërmjetësim të vazhdueshëm të qeverisë dhe strukturave përtej oqeanit, jemi duke folur për një projekt që ka të bëjë për krijimin e një qendre ekselence të mbrojtjes kibernetike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe si një vlerë e shtuar për NATO-n. Gjëra të pabesueshme, por falë partneriteve të duhura, falë pozicionit tonë dhe falë vullnetit dhe pasionit për t’i dhënë një përmasë tjetër strategjisë duke shfrytëzuar edhe teknologjinë dhe inovacionin. Ne mund ta bëjmë realitet edhe këtë që sapo thashë”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë premtoi gjithashtu rritjen e rrogave për forcat e Armatosura vit pas viti për të arritur në nivelet e NATO-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Orkidea20/01/2022 16:31

Vertete Cudi è, perse nuk permenden ambasadoret e vendeve te tjera. Mos valle jane me budallenj se Juri. E provoi edhe Soreca por e kuptoi qe eshte ambasador e jo k.minister I Shqiperise e tani hesht.

Lymi20/01/2022 13:21

Varet se per cfare permendet!

Shto koment

Denonco