Zgjedhjet e 6 marsit/ Nishani: Primaret tona do zgjedhin më të mirët

Zgjedhjet e 6 marsit/ Nishani: Primaret tona do zgjedhin më të mirët

10:42, 20/01/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Bujar Nishani reagoi pas shpalljes së 6 marsit për zgjedhjet e pjesshme vendore.

POSTIMI I NISHANIT

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe populli opozitar, shqiptarët patriotë, njerëzit e Shtëpisë së madhe të Lirisë, hyjnë në betejën elektorale të 6 marsit 2022, për tu ndeshur me aleancën e së ligës.

Kjo betejë nis me një ushtrim të madh demokracie.

PRIMARET për të zgjedhur më të mirin/rën mes më të mirëve/rave

PRIMARET më 30 janar. VOTA ka vlerë!

Në përputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatët do të evidentohen:

-Me vetëpropozim;

-Propozim nga anëtarësia;

-Propozim nga organet qendrore të PDSH.

DEMOKRACIA ka vlerë !

Shqiptarët nuk janë njerëz të “klasit të 2-të”.

Kjo betejë e parë me aleancën e së ligës,finalizon më 6 mars duke e hedhur masivisht në koshin e historisë të ligën.

T’i dalim zot Shqipërisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco