'Opozita është populli'/ Meta: Zgjidhja për situatën në PD është vota

'Opozita është populli'/ Meta: Zgjidhja për situatën në PD është vota

22:15, 19/01/2022
A+ Aa A-

'Zgjidhja për situatën në PD është vota'. 

Kështu shprehet presidenti Ilir Meta duke iu referuar situatës në PD. 

Opozita është populli dhe qytetarët, shto kreu i shtetit, ndërsa shtoi se PD si anëtare e PPE-së duhet të kërkojë një mision nga ky forum për të vlerësuar gjendjen ku ndodhet sot partia më e madhe e opozitës.

"Opozita nuk eshte as ne seli dhe as ne Kuvend. Opozita është populli, janë qytetarët. Unë nuk e caktoj dot se kush është dhe kush do të jetë opozita. Unë për PD kam vetëm një këshillë: A jeni ju PD anëtare e PPE? Ju PD e dashur e Shqipërisë, me merita të jashtëzakonshme për zhvillimin e vendit, kërkojini një mision PPE për të vlerësuar gjendjen brenda jush. Zgjidhja për situatën në PD është vota", u shpreh Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco