Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Kandidati Demokrat Suozzi i beson shqiptarit Nesho analizën e opinionit për fushatën në New York

Kandidati Demokrat Suozzi i beson shqiptarit Nesho analizën e opinionit për fushatën në New York

12:20, 19/01/2022
A+ Aa A-

Shqiptaro-amerikani Dritan Nesho, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë për konsulencë e kërkime ‘HarrisX’, me bazë në Washington DC, do jetë anketuesi i ri për fushatën zgjedhore të kongresmenit demokrat Tom Suozzi.

Suozzi, përfaqësues i distriktit të tretë të New Yorkut në Kongresin e SHBA, ka vendosur të futet në garën për Guvernator i Shtetit të New Yorkut, por fillimisht kandidatura e tij duhet të fitojë garën brenda Partisë Demokratike, ku ai konkurron kundër Guvernatores aktuale Kathy Hochul dhe kandidatit tjetër, Avokatit Publik të NY, Jumaane Williams.

Sondazhet publike dhe analizimi i tyre i janë ngarkuar kompanisë kombëtare HarrisX të drejtuar nga Nesho, një emër tashmë i njohur dhe i besuar në këtë fushë.

Kompania e Neshos ishte një prej atyre që parashikoi fitoren e Joe Biden në garën për Shtëpinë e Bardhë kundër Presidentit Donald Trump. Parashikimi nga HarrisX ishte i dyti në rang kombëtar për sa i përket saktësisë, me një marzh gabimi vetëm 0.02%, çka e bën atë një nga kompanitë eksperte më të besueshme në fushën e sondazheve të publikut dhe analizimit të rezultateve.

Dritan Nesho është një emër i njohur për publikun shqiptar, si analist televiz për fushatat zgjedhore. Ai është lindur në Shqipëri dhe rritur në Shtetet e Bashkuara, ku është diplomuar në Universtitatin e Harvardit. Pas diplomimit, siç shkruan në autobiografinë e tij, Nesho ka studiuar transformimin post-komunist në Evropën Qendrore e Lindore dhe ka kaluar një vit në Ukrainë duke punuar për një kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit 2010 si anëtar i një firme globale konsulence politike, anketuese dhe komunikimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco