Dhuna e '5 Maji'/ Këlliçi: Ku është SPAK? Pse nuk e heton lali lekun?

Dhuna e '5 Maji'/ Këlliçi: Ku është SPAK? Pse nuk e heton lali lekun?

11:46, 19/01/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi reagoi pas dhunës policore te '5 Maji'.

"Nuk ka një nismë të vetme të kësaj qeverie të mos jetë shoqëruar me kundërshti nga qytetarët. Kjo tregon se mungon tërësisht komunikimi me grupet e interesit. Shpërfillja, gjuha e forcës dhe dhuna janë mjetet e pushtetit për të çuar në fund veprat korruptive.

Me pretekstin e dëmtimit nga tërmeti po i vihet ruspa banesave e po hidhen qytetarët në rrugë. E tillë është situata në bllokun "5 Maji".

Ku është SPAK? Pse nuk e heton lali lekun?

Po në selinë e blinduar të PD ka depërtuar lajmi? Si po vepron policia në këtë rast? Pse e kursen gazin bashkëqeverisja?

Ju i kthyet banesat në gërmadha, jo tërmeti," shkruan Këlliçi.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco