Banorët përplasen me policinë: Veliaj më bëri presion të votoj PS-në

Banorët përplasen me policinë: Veliaj më bëri presion të votoj PS-në

09:22, 19/01/2022
A+ Aa A-

Shembja e disa banesave në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë është shoqëruar me tensione të forta mes forcave policore dhe banorëve që po mbrojnë banesat e tyre nga shembja.

Mes tyre ka pasur edhe përplasje fizike.

“A mund të na thotë Erion Veliaj se ku i çon këto familje sot? Të na japë përgjigje përmes televizionit, se ne nuk na takon dot,” tha një prej banorëve.

“Nuk preken femrat me dorë, largohu andej,” dëgjohet një zonjë.

Ndërkohë një nga banorët tha se “Erion Veliaj më ka bërë presion të votoj PS-në”.

“Erion Veliaj, ti je një kriminel,” tha një tjetër banor.

“Nëse bëni dhunë me banorët, do ju dalë keq. A doni luftë? Mos na shtyni se luftë do keni,” tha një protestues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rilindasi 19/01/2022 09:49

Ja se vjen Lulqim Brava dhe I largon policët me gazlotsjellës. Sa të mbledhi gjobat kunati edhe erdhën tju shpëtojnë

Shto koment

Denonco