Protesta te '5 Maji'/ Klevis Balliu: Ku është opozita, ku është SPAK?

Protesta te '5 Maji'/ Klevis Balliu: Ku është opozita, ku është SPAK?

09:03, 19/01/2022
A+ Aa A-

Ish-deputeti Klevis Balliu ka qenë i pranishëm sot në zonën e '5 Majit', ku policia ka ndërhyrë me forcë që në orët e para të mëngjesit për prishjen e disa banesave.

Balliu tha se është e papranueshme që prishjet po bëhen në një kohë që banorët janë në proces gjyqësor me Bashkinë e Tiranës. Në rast se banorët fitojnë gjyqin, ngriti pyetjen Balliu, atëherë me çfarë parash do të bëhet dëmshpërblimi i tyre.

Ish-deputeti hodhi akuza dhe në drejtim të opozitës, që sipas tij nuk ka shkuar në mbështetje të banorëve.

“Askush nuk është kundër projekteve, kush do t'i paguajë këta banorë nëse gjykata vendos në favorin e tyre?

Sa është shuma monetare që e ngop monstrën Erion Veliaj, sa qytetarë shqiptarë duhet të mbeten pa shtëpi që të kënaqet Erion Veliaj, sa njerëz duhet të hidhen në rrugë? Cila është shuma që të kënaqet Erion Veliaj. Ja kanë çuar SPAK, prokurorisë dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje, kryetari i SPAK, kryetarja e prokurorisë së Tiranës duhet të dalin në deklaratë, dhe këto prishje të mos ndodhnin deri në përfundimin e hetimeve. Pse kjo është zgjidhja, prishim shtëpi, dhe fusim gazetarët në burg.

Ku është SPAK-u i famshëm, pse nuk iu kthen përgjigje këtyre qytetarëve? Nuk i kushton asgjë, nxitimi janë lekët dhe korrupsioni. Këtu nuk ka më shtet, ata palaçot opozitarë duhet të ishin këtu që në orën 06:00 të mëngjesit”, tha Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco